E Shtunë, 31 Tetor 2026

10.000 bursa Erasmus Mundus edhe per studentet shqiptare

Perfitojne edhe studente shqiptare qe aplikojne ne kete program. Ne total jane 8.365 studente e akademike jashte BE-se qe perfitojne

Komisioni Evropian ka miratuar dje pothuajse 10.000 grante te reja per vitin akademik 2010-2011 te cilat do te financohen nga programi Erasmus Mundus. 8.385 studente dhe akademike do te vijne te mesojne apo te japin mesim ne Evrope dhe 1.561 evropiane do te shkojne ne institucione partnere te vendeve jashte BE-se.

Mastera dhe bursa

Gjate vitit 2010 nje radhe e re studentesh dhe akademikesh nga e gjithe bota do te marrin bursa per te mesuar ose dhene mesim ne nje nga 103 kurset master te Erasmus Mundus. Keto kurse jepen nga partneritete te institucioneve me te mira evropiane te arsimit te larte dhe perfundojne me marrjen e gradave te njohura masteri te dyfishte/shumefishte ose te bashkuar.

Se bashku kurset dhe bursat arrijne objektivat e pergjithshem te Erasmus Mundus - rritjen e cilesise se arsimit te larte evropian dhe promovimin e tij ne bote.

Duke filluar ne vitin akademik 2010-2011 1.833 studente do te perftojne bursa per te studiuar per nje ose dy vjet ne nje kurs masteri te zgjedhur nga ata perkrahe studenteve nga Evropa. Studentet i ndjekin studimet e tyre master ne dy ose me shume universitete brenda partneritetit te atij masteri. 489 akademike me arritje te shkelqyera akademike do te vijne ne Evrope per periudha me te shkurtra kohore per te dhene mesim per pune kerkimore ose per mesimdhenie individuale ne nje nga programet e masterit te Erasmus Mundus.

Fituesit e bursave vijne nga 105 vende Kina eshte vendi me perfaqesine me te madhe e pasuar nga India Brazili Meksika Bangladeshi SHBA Etiopia Rusia dhe Indonezia si edhe vendi yne. Akademiket vijne nga 75 vende ato me te perfaqesuarat ne kete kategori jane SHBA Kina India Australia dhe Kanadaja.

Erasmus Mundus

Per periudhen 2010-2011 Erasmus Mundus do te financoje edhe 39 partneritete mes institucioneve evropiane te arsimit te larte dhe ato qe jane pjese e politikes se jashtme te bashkepunimi te BE-se. Ajo qe synohet eshte rritja e burimeve njerezore dhe kapaciteteve per bashkepunim nderkombetar te vendeve joevropiane nepermjet levizshmerise mes Bashkimit Evropian dhe ketyre vendeve. Gjithsej keto partneritete perfshijne 735 institucione te arsimit te larte ndash 349 nga BE-ja dhe 386 nga vende te tjera ndash dhe perqendrohen te bashkepunimi akademik dhe shkembimet e studenteve dhe akademikeve.

Per periudhen 2010-2011 do te jepen 7.624 grante levizshmerie per vizita studimore pune kerkimore dhe mesimdhenie me kohezgjatje nga tre muaj deri ne tre vjet per nivelet akademike universitare pasuniversitare master doktorature dhe pas-doktorature dhe per stafin akademik. Perfshihet ketu mundesia per 1.561 evropiane te vizitojne institucionet partnere ne vendet jashte Evropes dhe per 6.063 studente dhe akademike nga jashte Evropes te vizitojne institucionet partnere evropiane.

Edhe UT

Universiteti i Tiranes si pjese e nje grupi prej 18 universitetesh ka perfituar nga programi Erasmus Mundus i Bashkimit Evropian per mobilitetin e pedagogeve dhe studenteve. Duke nisur nga viti i ardhshem akademik nje shume prej 400 mije eurosh do te sherbeje per bursa per studentet qe deshirojne te vijojne 1 ose 2 vjet ne nje nga 17 universitetet e tjera te konsorciumit si edhe per pedagoget qe do te mund te vijojne studimet e doktoratures e post-doktoratures si edhe te japin leksione ne nje nga keto universitete.

Ky projekt eshte i nje rendesie te vecante per rritjen e nivelit te stafit akademik duke ofruar bursa per doktorature dhe post-doktorature si dhe ofrimin e mundesise profesoratit te UT-se per te qene lektor aktiv ne universitete perendimore ndash deklaroi per standard drejtori i Komunikimit ne Universitetin e Tiranes z. Ervin Demo njekohesisht edhe menaxher i ketij projekti per UT-ne.

Por pervec mobilitetit qe do te perfitojne profesoret e Universitetit te Tiranes perfitues jane edhe studentet. Ata do te perfitojne 36 bursa studimi per nje nga 17 universitetet e tjera te konsorciumit duke pasur mundesine te zhvillojne nje ose dy vite te studimeve te tyre qofte bachelor apo master ne nje nga universitetet e konsorciumit ku spikat Universiteti i Grazit ne Austri dhe Universiteti i Bolonjes ne Itali.

Universiteti i Tiranes i perzgjedhur nga konsorciumi perfiton 36 bursa studimi per te tria nivelet e studimit bachelor master dhe doktorature ne nje shifer prej 400 mije eurosh. Studentet e shkelqyer te Universitetit te Tiranes do te kene mundesine te vazhdojne 1 ose 2 vite akademike prane nje universiteti pjese e konsorciumit si ne nivelin bachelor edhe master ndash deklaroi z. Demo.

Keto bursa do te jepen nga nje juri e perbere nga pedagoge te universiteteve te ndryshme pjese e konsorciumit. Aplikimi per bursa do te kryhet ne dy faza faza e pare pas 20 korrikut dhe e dyta ne muajin shkurt te vitit 2011.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›