Superliga Laci mund Bylisin 3-1

Skuadra e Lacit e drejtuar nga Stavri Nica ka fituar ndeshjen e pare te vlefshme per javen e 6-te te Superliges ndaj Bylisit te Ballshit. Takimi i luajtur te enjten ne stadiumin e Lacit eshte karakterizuar nga nje dominim i vendasve me protagonistin e tyre kryesor Selimi. Ka qene pikerisht ky i fundit shqiptar i Maqedonise me banim ne Zvicer i ardhur kete edicion te Laci ai qe ka realizuar dy gola ndaj mallakastrioteve pikerisht ne minuten e 20-te dhe te 38-te duke fiksuar rezultatin e paster 2-0 ne mbyllje te 45 minutave te para. Ky rezultat i ka derguar te qete ne dhomat e zhveshjes kurbinasit nderkohe qe pritej reagimi i Bylisit per te lene sadopak shenje ne kete ndeshje. Dhe ne fakt pasqyra e 45 minutave te dyta ka qene pak a shume e tille ku vendasit i kushtojne me shume rendesi mbrojtjes se fitores 2-0 ndersa miqte vihen ne kerkim te golit. Duhej te vinte minuta e 67-te kur kapiteni i Bylisit Dimo te shkurtonte dizavantazhin duke e hapur praktikisht ndeshjen. Por goli i mallakastrioteve vetem sa ka rritur vigjilencen e skuadres se Nices e cila tashme jo vetem mbrohet mire por shikon edhe nga porta e Bylisit per te gjetur golin e trete dhe te qetesise gol i cili vjen ne limitin e kohes se rregullt me autor Vangjel Milen. Perfundimisht ndeshjen e fiton Laci me rezultatin 3-1 edhe per faktin se ne radhet e veta ka nje futbollist mjaft cilesor si Selimi qe nga ndeshja ne ndeshje po spikatet me shume se te gjithe ne kampionatin shqiptar. Me te vertete nje fat i madh per Lacin qe ka rene ne gjurmet e ketij lojtari te cilin do ta deshironte cdo ekip i Superliges Shqiptare.