Nxenesit e shkolles vizitojne qendren e te moshuarve
Femijeve u percillet tradita u mesohet si te bejne byrek te punojne drurin e te tjerrin me furke
Per 50 banoret e shtepise sociale ne Sarande 1 tetori dita nderkombetare e te moshuarve eshte perjetuar me vecanti.
Ne kemi nje slogan te njohur ne qendren tone qe thote Vijme ketu jo per te shtyre vitet e jetes por per tu dhene jete viteve dhe kete perpiqemi te bejme cdo dite tha drejtorja e qendres polivalente ditore Antigoni Papa.
Kryetari i Bashkise se Sarandes Edmond Gjoka ka vene ne dukje se stafi i ketij institucioni jep shume dashuri per te moshuarit dhe punon me shume perkushtim duke rritur bashke me perkujdesjet edhe numrin e banoreve te qendres sociale ne 8 vite te funksionimit te saj. Nga ana e saj perfaqesuesja e Ministrise se Punes Dajana Berisha tha se institucioni social i Sarandes eshte nder me te organizuarit dhe me rezultativet ne shkalle vendi. 1 tetori ne kete institucion ka qene edhe dita e demonstrimit te eksperiences jetesore dhe te tradicionales nga te moshuarit te brezi i pare. Kjo dite ka vene ne qender eksperiencen e jetes dhe te tradites. Punimet dhe objektet e tradites jo vetem jane ekspozuar ne pavijone te ndryshme te ngritura ne mjediset e qendres nderkohe qe u eshte treguar dhe mesuar nxenesve te ardhur nga shkolla 9 Tetori e Sarandes se si hapen petet e si behen byreket thurja me shtiza tjerrja ne furke apo si ka qene tradita e gdhendjes se objekteve ne dru.