Rritje pensioni 10 ne fshat 5 ne qytet
Pensionet jane pjesa me e rendesishme e mbeshtetjes sociale te moshes se trete qe sherbejne jo vetem si baze per plotesimin e nevojave jetike te kesaj shtrese por edhe si nje faktor i rendesishem ne uljen e varferise si ne qytet ashtu edhe ne fshat. Kjo eshte deklarata me e fundit e ministrit te Punes Spiro Ksera me rastin e dites nderkombetare te moshes se trete.
Angazhimi i qeverise ne fushen e pensioneve eshte rritja e tyre vecanerisht pensioneve te uleta. Ne qytet shkojne 12.840 leke ne muaj dhe ne fshat 7870 leke ne muaj tha Ksera.
Nje tjeter ndihme te madhe per moshen e trete ka premtuar se do ta jape edhe Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor.
Kete e deshmojne shifrat e perfituesve nga skema e sigurimeve te kujdesit shendetesor qe raportoi drejtoresha e ISKSH-se Elvana Hana. Sipas saj jane 530 mije pensioniste te regjistruar te mjeku i pergjithshem dhe i familjes rreth 405 perdorin ne menyra te ndryshme sherbimet e financuara nga ky institucion.
Nderkohe burime nga Ministria e Punes bejne te ditur se po punohet per pergatitjen e draftit per statusin e te moshuarit.