E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardheni të vërtetën e tragjedisë së Otrantos!

 Me pankarta në duar, ata kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në fjalën e saj, Pushime Çala, kryetare e Shoqatës së Familjarëve të Viktimave të Otrantos, theksoi se, “protestat nuk do të rreshtin asnjëherë deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe vendosjen e drejtësisë në vend”.

“Protestat tona do të përshkallëzohen deri sa të vendoset në vend drejtësia dhe përgjegjësit e kësaj tragjedie të marrin dënimin e merituar”, theksoi Çala. Ajo shtoi se, “pas vrasjes së 81 jetëve që humbën në fund të detit, po vriten sërish familjarët me vendimet e gjykatave italiane”.

“Ne kërkojmë shpërblim të barabartë për të gjithë familjarët, edhe për ato viktima që konsiderohen të zhdukur, sepse vetëm kështu do të ndihemi disi të lehtësuar për këtë tragjedi ku humbën fëmijët tanë, njerëzit tanë që nuk mund të na i zëvendësojë asgjë”, shtoi më tej Çala. Ndërkohë, familjarët rikonfirmuan vendosmërinë e tyre për të cilësuar të padëshirueshme në Vlorë ish-deputeten italiane Pivetti.

Familjarët e tragjedisë së ndodhur rreth 14 vite më parë, paralajmëruan një protestë edhe Romë, teksa dorëzuan në konsullatë teksin e deklaratës. Tragjedia ndodhi më 28 mars të vitit 1997, kur dhjetëra shqiptarë u nisën drejt Italisë me anijen “Kateri i Radës”, e cila pas përplasjes me anijen ushtarake italiane Sibila”, u mbytën 81 persona, mes të cilëve 46 gra dhe fëmijë. 

Prej tyre, 57 trupa u kthyen, ndërkohë që 24 rezultojnë të zhdukur dhe 34 të mbijetuar. Në përfundim të procesit penal gjyqësor për këtë çështje në Tribunalen Penale të Leçes, kapiteni i anijes “Kateri i Radës”, Namik Xhaferri, u dënua me 3 vjet burg, ndërkohë që ai i anijes ushtarake italiane “Sibila”, Fabrizio Laudadio, me 2 vjet burg. Ndërkohë, në Gjykatën e Shkallës së Parë ata ishin dënuar respektivisht me 3 dhe 4 vjet burg. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-14 14:27
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›