Një çmim për Topin nga Shëngjini

Pas përurimit të godinës së re të kësaj komune, Presidentit iu dha titulli “Mirënjohja e Qytetit”, me motivacionin: “Për kontributin e veçantë në promovimin e kulturës, traditës dhe potencialeve turistike të Komunës së Shëngjinit; për rolin e tij moderator dhe angazhimet e vazhdueshme në forcimin e dialogut, demokracisë dhe institucioneve kushtetuese në Shqipëri”.
“Është një kënaqësi e veçantë që ndodhem këtu midis jush! Ndihem i nderuar për mikpritjen, por edhe i emocionuar për vlerësimin që më keni bërë, sidomos kur ky vlerësim vjen nga qytetarët, ndaj ju falënderoj!”, - u shpreh Presidenti pas marrjes së titullit.
Në vijim, gjatë takimit, të pranishmit shkëmbyen e ndanë mendime për zhvillimet më të reja në këtë zonë, kryesisht të spektrit ekonomiko-social duke vënë theksin në dy aspekte të rëndësishme: zhvillimin e turizmit dhe të infrastrukturës me qëllim përmirësimin e shërbimeve të ofruara si për qytetarët shqiptarë, por edhe të huaj. Bashkëbiseduesit vunë theksin në nevojën e investimeve dhe të projekteve për ruajtjen e vijës bregdetare dhe plazhit të Shëngjinit për ta bërë sa më tërheqëse për turistët përmes ambienteve shlodhëse e argëtuese, shërbimeve cilësore dhe me çmime konkuruese, urbanistikës së zhvilluar, etj.
Duke folur lidhur me rëndësinë jetike për portin e Shëngjinit si një pikë strategjike që ndihmon zhvillimin e kësaj zone, por edhe më gjerë, u vu në dukje dhe domethënia e këtij porti dhe për Kosovën, si një ndër pikat më të afërta për daljen në det. /Start/
2011-11-14 15:31