E Shtunë, 31 Tetor 2026

106 gazetarë të vrarë gjatë vitit 2011 në botë

GJENEVË- Të paktën 106 gazetarë janë vrarë në 39 vende gjatë vitit 2011, rreth dy gazetarë në javë, sipas raportit vjetor të OJQ-së "Presse Embleme Campagne" (PEC). Trazira lidhur me Pranverën Arabe kanë qenë origjina e të paktën 20 të vdekurve.

Në vitin 2010, rreth 105 gazetarë hunbën jetën, më pak se në vitin rekord 2009, me 122 gazetarë të vrarë, për shkak të masakrës së 32 gazetarëve në Filipine në një ditë të vetme, sipas numërimit të PEC.

"Viti i kaluar ka qenë veçanërisht i rrezikshëm për shumë punonjës të medias si pasojë e kryengritjeve në disa vende arabe.

''Të paktën 20 gazetarë kanë humbur jetën në ushtrimin e detyrës së tyre gjatë këtyre trazirave. Qindra punonjës të tjerë të medias janë sulmuar, dhunuar, arrestuar, plagosur gjatë ngjarjeve në Egjipt, Libi, Siri, Tunizi dhe Jemen'', konfirmoi sekretari i përgjithshëm i PEC, Blaise Lempen.

Vendi më i rrezikshëm për gazetarët ka qenë Meksika, ashtu si në vitin 2012, me të paktën 12 viktima që prej muajit janar. Pakistani ka qenë vendi i dytë më i përgjakshmi, ashtu si në 2010, me 11 të vrarë, kryesisht në zonat kufitare me Afganistanin. Iraku është vendi i tretë më i rrezikshëm, me shtatë të vdekur, si Libia ku shtatë gazetarë humbën jetën si pasojë e konfliktit. Filipinet renditen në vendin e pestë me gjashtë gazetarë të vrarë, Brazili me gjashtë të vrarë dhe Hondurasi me gjashtë të vrarë, ndjekur nga Jemeni me pesë ët vrarë, Somali me katër të vrarë dhe më pas Afganistani tre të vrarë, India tre të vrarë, Egjipti tre të vrarë, Rusia tre të vrarë, dhe Peruja tre të vrarë.

Dy gazetarë humbën jetën në Bahraïn dhe dy në Tajlandë.

Nga një gazetar është vrarë në secilin prej vendeve të mëposhtme: Algjeri, Azerbaixhan, Bolivi, Kinë, Kolumbi, Bregu i Fildishtë, Gaza (territoret palestineze të pushtuara), Guatemala, Haiti, Nepal, Nigeri, Uganda, Panama, Republikën Demokratike të Kongos, Republikën Domenikane, Salvador, Sierra Leone, Siri, Tunisi, Ukrainë, Venezuela, Vietnam.

Në kuadër rajonal, Amerika Latine ka qenë më e përgjakshmja, me 35 gazetarë të vrarë në një vit, ndjekur nga Azia me 30 të vrarë. Në Lindjen e Mesme duke përfshirë dhe Afrikën e Veriut 28 gazetarë kanë humbur jetën si pasojë e trazirave në shumë vende arabe. Tetë gazetarë janë vrarë në Afrikë, pa përfshirë Afrikën e Veriut. Në Evropë janë regjistruar katë viktima, tre në Rusi dhe një një Ukrainë.

"Një vit pas fillimit të revolucionit në Tunizi më 17 dhjetor, progreset kanë qenë të ngadalta në terren dhe zakonet e të shkuarës vazhdojnë të kufizojnë lirinë e shtypit'', deklaroi presidentja e PEC, Hedayat Abdel Nabi.

Gazetaret femra kanë paguar në mënyrë të veçantë një çmim më të rëndë gjatë Pranverës Arabe, me disa raste dhunë seksuale në Egjipt dhe në Libi.
Më shumë se dy e treta e viktimave kanë humbur jetën në vende që kanë kapërcyer një periudhë konflikti (luftë të hapur, kryengritje popullore, shtypje të përgjakshme, terrorizëm, kriminalitet në shkallë të gjerë.
(ma.ar/afp/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›