E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, digjet pjesërisht një banesë

ELBASAN- Një banesë është djegur pjesërisht mesditën e sotme në lagjen “Clirimi“ të qytetit duke shkaktuar vetëm dëme materiale dhe jo pasoja në njerëz.

Burime të repartit të Zjarrëfikëses bëjnë të ditur se "është djegur pjesërisht banesa e shtetasit Leonard Topuzi, i cili bashkë me familjen është emigrant në Greqi".

Me të marrë informacionin një mjet zjarrëfikëse ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur lokalizimin e falakve që rrezikonin edhe banesat përreth.

Policia dhe grupi hetimor po heton për rrethanat e zjarrit ku paraprakisht mendohet se ka qenë shkëndija elektrike.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›