E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthimi i emigrantëve, radhë të gjata në Kapshticë

Rikthimi i emigrantëve shqiptarë në vendet e tyre të punës pas përfundimit të festave të fundvitit ka sjellë edhe radhë në doganën e Kapshticës. Sipas informacioneve rreth 120 automjete ndodhen në radhë në anën e palës greke në pritje për të hyrë në territorin helen.
Mësohet se shkak për krijimin e radhëve është sepse pala greke e cila punon me 2 sportele në hyrje dhe 2 në dalje ndërsa pala shqiptare punon me 4 sportele në dalje dhe 3 në hyrje.
Ndërkohë në doganën e Kakavijës situate paraqitet e qetë. Edhe pse nuk bëhet fjalë për radhë të gjata, fluksi i emigrantëve që largohen nga Shqipëria për në shtetin grek pritet të rritet në orët në vijim.
Sipas informacioneve në doganën e Kakavijës gjatë 24 0rëve të fundit kanë hyrë 1 mijë shtetas shqiptarë dhe 350 automjete ndërsa kanë dalë 1600 persona dhe 500 automjete.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›