E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca: Provat iraniane, sinjal i keq

PARIS- Franca reagoi pas provës iraniane me raketa në ngushticës së Ormuzit. Për Francën këto prova përbëjnë një sinjal shumë të keq drejtuar komunitetit ndërkombëtar, theksoi sot Ministria e Punëve të Jashtme.

"Ne shprehim keqardhje për këto sinjale shumë të këqija drejtuar komunitetit ndërkombëtar nga provat e fundit të raketave njoftuar nga Irani, në kuadër të manovrave ushtarake të ndërmarra aktualisht nga ky vend'', deklaroi Bernard Valero, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme në një konferencë shtypi.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›