11 Shtatori, AK: Së bashku në luftën kundër terrorizmit

Aleanca “Kuq e Zi” ka përkujtuar sot sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një mesazhi aleanca duke e cilësuar SHBA-në si aleatin tradicional të Shqipërisë theksoi se shqiptarët janë në krah të SHBA-së në luftën e saj kundër terrorizmit.
Aleanca thekson më tej se sulmet e 11 shtatorit ndryshuan historinë pasi u vranë 3 mijë persona të pafajshëm nga sulmet terroriste.
Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkujtojnë sot dhjetëvjetorin e sulmeve terroriste, në të cilat humbën jetën rreth 3.000 persona, ndërkohë që aktivitete të ndryshme do të mbahen edhe në Paris dhe Berlin.