E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti i ri shkollor, 56 mijë nxënës ulen në banka për herë të parë

Nesër në mbarë vendin nis viti i ri shkollor. Rreth 570 mijë nxënës do tu kthehen shkollave, ku 56 000 do të ulen në banka për herë të parë.
Viti i ri parauniversitar përmban 35 javë dhe do të përfundojë në datën 6 qershor ndërsa provimet e Lirimit do të jenë në periudhën 7 dhe 22 qershor.

Do të kenë dy periudha pushimi, një në pushimet e Vitit të Ri, rreth 2 javë, dhe një në fund të marsit. Ndërsa, përsa i përket arsimit të mesëm, ky vit shkollor mbaron më 13 qershor të 2012-s. Ndërsa maturantët kanë 2 javë më pak mësim pasi ata kanë 5 javë provimet e maturës dhe do të përfundojnë në fund të qershorit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›