11 Shtatori permes fotografive

Disa foto të ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar përkujtojnë 11 shtatorin 2001. Në ditët që pasuan sulmin ndaj kullave binjake, fotot u ekspozuan në rrugën “Prince” në Nju Jork, nga një grup fotografësh, që kërkuan më pas edhe kontributet e qytetarëve të thjeshtë, për ta pasuruar atë ekspozitë të improvizuar.
Sot ekspozita përmban foto nga 790 kontribues amatorë ose profesionistë, duke përfshirë kompozime të qarta fotografike, por edhe thjesht shkrepje të momenteve të histerisë. Sepse 11 shtatori 2001, është ngjarja më e fotografuar në histori.
Por për shkak të të drejtave të autorit mbi këto foto, kamerat e televizioneve nuk mund t'i filmojnë ato. Në këto kushte, ajo që merr rëndësi në një ceremoni të tillë, është mesazhi që përcillet nga fjalët.
"Në 11 shtatoriMemoriali i 11/9 hapet për vizitorëtObama: Jemi më të fortëLondër, digjet flamuri amerikan mes të asaj tragjedie bota u bë një sëbashku... Dhjetë vjet më pas miqtë tanë në Shqipëri dhe gjetkë qëndrojnë të patundur në mbështetjen e tyre, duke qëndruar përkrah kombit tonë dhe popullit amerikan në solidaritet. Dhe për këtë, ju jemi thellësisht mirënjohës" deklaroi ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu.
Mirëpo mesazhet e politikanëve shqiptarë marrin një ngjyrim më kombëtar. Presidenti i Republikës Bamir Topi përmend luftën e përditshme kundër terrorizmit, por ndalet edhe te ekzekutimi publik i gjykatësit Konomi në Vlorë, si për të theksuar përgjegjësinë e strukturave qeveritare në zbardhjen e krimit.
"Një rast të tillë Shqipëria, populli shqiptar, sistemi gjyqësor, shteti shqiptar e ka ndeshur vetëm dy ditë më parë, ku një punonjës i nderuar i shtetit, i ligjit, mori goditjen në mënyrën më spektakolare barbare në mes të Vlorës. Kështu që ne duhet të punojmë cdo ditë së bashku në mënyrë që ta bëjmë botën më të qetë dhe më të paqtë", u shpreh presidenti Topi.
Kurse kryeministri Sali Berisha thotë se asgjë nuk mund ta prekë më shumë njeriun e qytetëruar, sesa humbja e një jete të pafajshme. Mirëpo ai bën një lapsus të pavullnetshëm.
"Edhe unë, së bashku me familjet e viktimave, me qytetarët e lirë të vendit tuaj, me shqiptarët, i lutem Zotit që shpirtrat e viktimave të 11 janarit,... të 11... të 11 shtatorit, të gjejnë paqen e merituar", tha kryeministri Berisha.
Në vijim fjalën e merr ish-Presidenti Meidani, si President i Republikës së Shqipërisë në kohën e sulmit në Nju Jork. Gjatë kësaj kohë, kryetarja e Kuvendit, që nuk ishte parashikuar të fliste, thërret shefin e saj të protokollit, të cilit i kërkon që t'i thotë përkthyeses së ambasadorit Arvizu se dëshiron edhe ajo të thotë dy fjalë. Zonja Topalli dënon edhe ajo aktin e rëndë të 11 shtatorit, që bëri bashkë tërë botën.
Por ndonëse janë bashkë në përkujtimin e asaj dite, krerët më të lartë të vendit evitojnë shikimet dhe shtrëngimet e duarve. Mes tyre ndihet tensioni i marrëdhënieve të acaruara. Por tek e fundit, nëse në harkun e një ore, janë bashkë në ndasitë e tyre, kjo është meritë e amerikanëve dhe e 11 shtatorit 2001.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Shkolla shqiptare ndër vite
Ata që e kanë kaluar fëmijërinë në brezin e post 90-ës janë rritur mes ndryshimeve të mëdha. Bulqizë, rinisin protestat
Kompania koncesionare ACR bëri thirrje që minatoret të nisnin punën ose në të kundërt do të dëboheshin, por asnjë prej minatorëve nuk u paraqit në punë.
Korcë, kopshti në lulishte
Në ditën e parë të shkollës kur qindra fëmijë u janë drejtuar institucioneve shkollave por edhe kopshteve. Por 130 femijet nga kopshti numër 10 i qytetit te Korces kane qendruar ne oborrin e kopshtit. Nis viti i ri shkollor
Dyert e shkollave janë hapur sot për herë të parë për 42 mijë vogelushe. Fillimi i vitit të ri shkollor ka bërë që të paktën 570 mijë nxënës të rikthehen serish në ambientet shkollore. Presidenti Bamir Topi ka zgjedhur shkollen e mesme "Petro Nini Luarasi" per te uruar nxenesit ne kete dite te vecante.
Bashkia e Tiranës, siguri në shkolla
Bashkia e Tiranës ka celur projektin për pajisjen e 47 shkollave me kangjella dhe vendosjen e tabelave në rrugë për cëshjte të sigurisë së nxënësve.
Lajmet kryesore
Ministrat e Jashtëm: Konsensus kombëtar për në BE
“Momenti kritik. Duam të shohim veprime, jo fjalë”
Policia drejt vrasësit të Konomit
16 shtator, shteti sërish në veri
Francë, s’ka rrjedhje radioaktive
"Vota, jo për t'i hedhur hi syve të BE-së