Tirane inaugurohet ekspozita per 11 shtatorin

Është inauguruar pasditen e sotme në Tiranë, në ambjentet e Muzeut Kombëtar, një ekspozitë me fotografi të ngjarjeve tragjike të 11 shtatorit në SHBA, që dje shënuan plot 10 vjet.
Të pranishëm në ceremoni kanë qenë ambasadori amerikan Alexander Arvizu, presidenti i vendit, Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha, si dhe eksponentë të tjerë të politikës.
Në fjalën e tij, ambasadori Arvizu ka ftuar të pranishmit të kujtojnë viktimat e atentateve, duke premtuar se ato nuk do të harrohen.
“11 shtatori prodhoi shumë heronj. Nuk do t’i harrojmë ata që humbën jetën”, është shprehur ambasadori amerikan.
Ndërsa presidenti Topi 11 shtatoriMemoriali i 11/9 hapet për vizitorëtObama: Jemi më të fortëLondër, digjet flamuri amerikan deklaroi se sulmet e 11 shtatorit janë ngjarja më tragjike e kohëve moderne.
“Shtetet e Bashkuara u goditën nga dora gjakatare e Al Kaedës. Sulmet e 11 shtatorit ndryshuan rrjedhën e botës, por jo karakterin e Amerikës. Sot, Al Kaeda ka marrë një goditje të fortë”, ka deklaruar Topi.
Kreu i shtetit ka nënvizuar se SHBA janë aleati më i rëndësishëm i Shqipërisë dhe ka premtuar angazhimin e mëtejshëm të vendit tonë në misionet ndërkombëtare kundër terrorizmit.
Ndërsa kryeministri Berisha ka vlerësuar punën e lidershipit amerikan në luftën kundër terrorizmit, duke i shprehur falenderimet e tij presidentit aktual amerikan Barack Obama dhe parardhësit të tij George W. Bush.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Shkolla shqiptare ndër vite
Ata që e kanë kaluar fëmijërinë në brezin e post 90-ës janë rritur mes ndryshimeve të mëdha. Bulqizë, rinisin protestat
Kompania koncesionare ACR bëri thirrje që minatoret të nisnin punën ose në të kundërt do të dëboheshin, por asnjë prej minatorëve nuk u paraqit në punë.
Korcë, kopshti në lulishte
Në ditën e parë të shkollës kur qindra fëmijë u janë drejtuar institucioneve shkollave por edhe kopshteve. Por 130 femijet nga kopshti numër 10 i qytetit te Korces kane qendruar ne oborrin e kopshtit. Nis viti i ri shkollor
Dyert e shkollave janë hapur sot për herë të parë për 42 mijë vogelushe. Fillimi i vitit të ri shkollor ka bërë që të paktën 570 mijë nxënës të rikthehen serish në ambientet shkollore. Presidenti Bamir Topi ka zgjedhur shkollen e mesme "Petro Nini Luarasi" per te uruar nxenesit ne kete dite te vecante.
Bashkia e Tiranës, siguri në shkolla
Bashkia e Tiranës ka celur projektin për pajisjen e 47 shkollave me kangjella dhe vendosjen e tabelave në rrugë për cëshjte të sigurisë së nxënësve.
Lajmet kryesore
Ministrat e Jashtëm: Konsensus kombëtar për në BE
“Momenti kritik. Duam të shohim veprime, jo fjalë”
Policia drejt vrasësit të Konomit
16 shtator, shteti sërish në veri
Francë, s’ka rrjedhje radioaktive
"Vota, jo për t'i hedhur hi syve të BE-së