E Shtunë, 31 Tetor 2026

11 Shtatori, sfide edhe për median

Krahas CNN, BBC, apo rrjete te tjera me emër, gara kishte nisur edhe për televizionet shqiptare te reja ne moshe. Ashtu siç ishin te paqarte për atë qe po ndodhte gazetaret e “CNN” te paqarte ishin edhe redaksitë e lajmeve ne Tirane. Fatos Baxhaku asokohe drejtor i lajmeve ne Vizion Plus rrëfen se ka qene pikërisht ky televizion qe ka dhënë i pari ne Shqipëri lajmin e sulmit mbi kullat e “World Trade Center” ngjarje qe vijoi te transmetohej për dy dite pa ndërprerje. I njëjti fenomen pushtoi edhe gazetat shqiptare. Te nesërmen, ne 12 shtator, faqet e para te gazetave mbanin tituj si dita e terrorit, akt lufte ndaj ShBA, terrorizmi i shpall lufte demokracisë, sulmohet Amerika dhe si rralle ndonjëherë kjo ngjarje zinte nga 6 deri ne 12 faqe te gazetave qe u botuan atë dite. Edi Lesi, ish-kryeredaktor i gazetës “Koha Jone” tregon si e mori vesh lajmin qe do te shndërrohej, ne një prej ngjarjeve me te rëndësishme, qe ai si gazetar kishte përjetuar. Sot, 10 vjet me vone, gazetaret pranojnë se 11 Shtatori ndryshoi boten e bashke me te edhe konceptin e tyre për profesionin. 11 Shtatori u shndërrua kështu ne sprovën e pare te forte e te vërtetë për mediat ne Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›