E Diel, 1 Nëntor 2026

Stonestreet: Nisni reformën zgjedhore

Kreu i delegacionit te eksperteve te OSBE/ODHIR Jonattan Stonestreet me te mbërritur ne Shqipëri për te prezantuar raportin deklaroi se procesi zgjedhor ka nevoje për përmirësime. “Ne kemi përfshirë në raportin tonë përfundimtar dhe disa rekomandime të cilat duhen parë së bashku me ato të dhëna për zgjedhjet e mëparshme të 2009. Ajo që është e rëndësishme është të garantohet që zgjedhjet të bëhen për popullin, të bëhen për zgjedhësit, në mënyrë që ata vetë të kenë mundësi të zgjedhin se kush do i qeverisë ata. Është më e rëndësishme kjo, sesa beteja midis partive politike. Për këtë arsye, përveç hapave legjislative që duhen ndërmarrë është gjithashtu e rëndësishme që të kemi dhe vullnetin politik të partive politike”. Pas takimit me zv/kryeministrin dhe ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto, kreu i delegacionit te OSBE/ODHIR deklaroi domosdoshmërinë e hartimit te reformës zgjedhore. Për Stonestreet ky proces duhet te përfshijë te gjitha grupet e interesit dhe hartimi i kodit zgjedhor te përfundoje para zgjedhjeve te 2013. “Ne shpresojmë sigurisht që kjo reformë zgjedhore të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur, por sigurisht nuk ka nevojë të nxitohet dhe shpresojmë që ajo të përfundojë në kohë të mjaftueshme para zgjedhjeve të ardhshme.” Lideri i opozitës Rama gjate takimit me kreun e ODIHR, ka vlerësuar raportin për zgjedhjet e 8 majit si gur themeli për futjen e zgjedhjeve në binarët e duhur, duke theksuar se ndryshe raporti i vitit 2009 këtë ai ndikoi pozitivisht në uljen e tensionit politik me objektivitetin e me qartësinë e tij. Stonestreet ka marre garanci se rekomandimet e ODIHR do te respektohen edhe nga presidenti Bamir Topi, kryeministri Berisha dhe kreu i LSI Ilir Meta. Shiko kroniken video

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›