Superliga, mundet Dinamo, tek Apolonia shkëlqen Rama
TIRANE-Problemet e shumta pas një vere të mbushur me polemika dhe pasiguri, kanë bërë që Dinamo ta nisë me humbje sezonin e ri të Superligës. Në ndeshjen e sotme përballë Apolonisë, blutë janë parë qartë që nuk ishin më skuadra e sezoneve të shkuara. Fierakët kanë dominuar dhe kanë fituar, ndërsa triumfi i tyre ka sidomos një emër: Reinaldo Rama. Djaloshi, që para tre vitesh ka luajtur në Bundesligë, ka shënuar golin e parë të takimit, duke i hapur rrugën fitores së skuadrës së tij. Më pas, gjithçka u vulos nga Gërxho, që realizoi golin e dytë. Në takimin tjetër të luajtur sot, Flamurtari mori 3 pikët e para, duke mundur 2-1 në shtëpi Kamzën. Franc Veliu dhe Halim Begaj kanë realizuar për vlonjatët, ndërsa për miqtë nga Kamza shënoi Tafaji. Java e parë e Superligës do të përfundojë ditën e hënë, me dy ndeshje tepër të vështira. Në Krujë, Kastrioti do të presë Pogradecin, ndërsa Tirana do të përballet në kryeqytet me Teutën. Për bardheblutë është një shans i mirë për të marrë 3 pikët, por durrsakët vijnë këtë sezon me një ekip të përforcuar dhe me një trajner që e njeh mjaft mirë ambientin, si Hasan Lika.
SUPERLIGA
Bylis-Shkumbini 5-2
Vllaznia-Laçi 3-1
Skenderbeu-Tomori 0-0
Sot
Apolonia-Dinamo 2-0
Flamurtari-Kamza 2-1
Nesër
Kastrioti-Pogradeci
Tirana-Teuta
RENDITJA
Bylis 3
Vllaznia 3
Apolonia 3
Flamurtari 3
Tomori 1
Skënderbeu 1
Kastrioti 0
Pogradeci 0
Tirana 0
Teuta 0
Kamza 0
Laçi 0
Dinamo 0
Shkumbini 0 .
(d.b/BalkanWeb)
SUPERLIGA
Bylis-Shkumbini 5-2
Vllaznia-Laçi 3-1
Skenderbeu-Tomori 0-0
Sot
Apolonia-Dinamo 2-0
Flamurtari-Kamza 2-1
Nesër
Kastrioti-Pogradeci
Tirana-Teuta
RENDITJA
Bylis 3
Vllaznia 3
Apolonia 3
Flamurtari 3
Tomori 1
Skënderbeu 1
Kastrioti 0
Pogradeci 0
Tirana 0
Teuta 0
Kamza 0
Laçi 0
Dinamo 0
Shkumbini 0 .
(d.b/BalkanWeb)