E Shtunë, 31 Tetor 2026

11 dështakët e Series A

Mediat italiane kanë përmbledhur formacionin që ka zhgënjyer në vitin 2012 në futbollin italian. Në formacion më së shumti ka lojtarë të Milanit.
Portieri Cristian Abbiati është në portën e të dështuarve.
Portieri italian ishte protagonistë i disa gabimeve me Milanin ndërsa tani ka humbur vendin në përbërjen e parë.

Cristian Maggio pati paraqitje të mira me Italinë por që në Napoli pati rënie të formës këtë vit.

Francesco Acerbi erdhi si një lojtar që do të shkëlqente te Milani, por që asnjëherë nuk arriti të tregoj veten.

Matias Silvestre është i pashmangshëm në këtë formacion duke dështuar totalisht te Inter.

Lucio la Interin për kalimin në Juventus, por që ai atje realizoj vetëm 4 paraqitje të zbehtë duke zhgënjyer totalisht.

Daniele De Rossi kaloj një vit zhgënjyes me Romën edhe në kohën e Enriques, edhe në kohën Zeman.

Kevin Prince Boateng në vitin e kaluar ishte një nga më të mirët e Milanit, ndërsa këtë vit nuk tregoi aq shumë me Milanin.

Pablo Armeron e kërkonin të gjithë nga Udinese vitin e kaluar, nndërsa këtë vit nuk po tregon formë të lartë te Udinese.
Ricardo Meggiorini dështoj te Torino, edhe pse u prit shumë nga ai.

Pato është pjesë e këtij formacioni për formën e dobët, që deri diku arsyetohet për shkak të lëndimeve.

Bendtner nuk dëshiroj rikthimin në Arsenal duke zgjedhur huazimin në Juventus, ku dështoj totalisht./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›