E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve jep shumë për këtë supermbrojtës

Juventus do të bëjë të pamundurën për të sjellë në afatin e janarit mbrojtësin fantastik brazilian, Doria. Mbrojtësi brazilian i Botafogos ka impresionuar me paraqitjet e tij duke rënë në sytë e kampionëve italian.

Doria është vetëm 18 vjeç ndërsa shquhet për duelet e forta fizike, sigurinë e tij dhe organizimin në mbrojtje.

Doria thuhet se ka bërë një hap drejt kalimit te Juventus duke dëshiruar kalimin në Evropë.

Oferta e Juventusit thuhet se do të shkojë deri në 16 milion euro për mbrojtësin brazilian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›