11 gjyqtarë për dy mandate në KLD
08/04/2011 Sot mblidhet Konferenca e Gjyqtarëve
TIRANE-Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, ka vendosur të mbledhë sot Konferencën Gjyqësore Kombëtare, për të vendosur zgjedhjen e dy kandidatëve të rinj të KLD-së. Shkak i kësaj mbledhje është bërë përfundimi i mandatit të kandidatëve Hysni Demiraj dhe Artan Gjermeni në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, të cilët nuk mund të ushtrojnë funksionin e tyre në këtë institucion. Mësohet se për zëvendësimin e dy emrave të rinj, në garë janë vënë 11 gjyqtarë nga rrethet Durrës, Tiranë, Shkodër, Elbasan, Pukë dhe Lushnjë, ku në sy bien emrat e gjyqtarëve si Gjin Gjoni, Artur Gaxha etj. Mbledhja e Konferencës Gjyqësore Kombëtare (zgjedhore) organizohet në mbështetje të nenit 147/1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Në të marrin pjesë të gjithë gjyqtarët e vendit, të cilët votojnë kandidatin që kanë dëshirë të vendosin si anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Dy kandidatët e zgjedhur do kenë mundësinë të jenë pjesë e KLD-së për një periudhë 5-vjeçare. Pak muaj më parë pas një seri problemesh dhe debatesh Konferenca Gjyqësore Kombëtare zgjodhi pesë anëtarët e rinj të KLD-së, vendim ky që u miratua edhe nga institucionet e tjera. Përfundimi i mandatit të këtyre anëtarëve kishte futur në kolaps KLD, e cila thuajse e kishte të pamundur marrjen e vendimeve të rëndësishme si ajo për reformimin e sistemit gjyqësor e një sërë çështjes të tjera. Ndërkohë që sot pritet zgjedhja e dy emrave të tjerë që do i bashkohen tryezës së Këshillit të Drejtësisë. E. Qyno
Kandidatët
1. Agim Ferizaj Apeli Durrës
2. Valbon Cekrezi Apeli Durrës
3. Astrit Kalaja Apelit Shkodër
4. Gjin Gjoni Apeli Tiranë
5. Hysen Saliko Apeli Vlorë
6. Pajtime Fetahu Rrethit Elbasan
7. Avni Sejdi Rrethit Pukë
8. Dritan Caka Rrethit Lushnjë
9. Arben Zefi Rrethit Shkodër
10.Hasan Selimi Rrethit Shkodër
11. Artur Gaxha Rrethit Tiranë