Drejtoria e Shëndetit Publik: Sektor përkatës për të sëmurët mendorë
08/04/2011 Ende jo në funksion, priten programet e miratuara nga Ministria e Financave
FIER- Dy ditë pas vrasjes së babait të moshuar nga i biri i tij 40 vjeç, person me çrregullime mendore, si dhe vrasjes së një fëmijë 9-vjeçar nga një i rritur me probleme në shëndetin mendor, duket se është rritur kërkesa e vazhdueshme e qytetarëve fierakë për një izolim të këtyre personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kjo me qëllimin e vetëm për të shpëtuar jetë njerëzish. Shteti duket sikur merret me gjithçka dhe me asgjë. Se një statistikë e tillë të vijonte që për çdo javë një I sëmurë mendor të merrte një jetë njeriu atëherë shifrave të aksidenteve rrugorë i bie që tu shtohet edhe ky numër. Në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Fier është ngritur më në fund një sektor përkatës për pacientë dhe të sëmurë mendorë. Por vetëm është ngritur, sepse ai ende nuk është në funksion. Në këtë drejtori shprehen se është miratuar shtesa në numër e specialistëve, por ende nuk janë paraqitur programet për vijimësinë e punës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Shumica e psikologëve ende nuk e kanë të qartë sesi duhet të punojnë pa një program të miratuar. Që është ngritur një strukturë e tillë kjo është shenjë e mirë. Do të thotë se gjërat po lëvizin, por njëkohësisht do të thotë se gjërat duhen shpejtuar të paktën të mos ketë më viktima dhe të lënduar nga të sëmurë mendorë.