11 mijë të evakuuar si pasojë e zjarreve në Kolorado

Zjarri është njëri prej 20 zjarreve, të cilat në mënyrë të pakontrolluar po digjen në shtetet federale amerikane, kryesisht në pjesën perëndimore të ndihmuara nga erërat e fuqishme dhe temperaturat e larta. Në shtetin fqinj Utah, për shkak të zjarreve janë evakuuar 2500 persona.
Sipas disa personave zyrtarë, nga Manitu Springs janë evakuuar 6200 persona. Autoritetet amerikane urdhëruan braktisjen e Grin Mauntain Fols, parkun Çipita dhe Kakejd. Nuk ka objekte të dëmtuara në këtë rajon.
Zëdhënësi i rajonit El Paso theksoi se zjarri po digjet në 3.2 kilometra, nga rrëza e majës Pike dhe ky është sipas shumë vlerësimeve mali më i vizituar në Amerikën Veriore.
Zjarrfikësit po tentojnë që të lokalizojnë edhe një zjarr të madh në perëndim të vendit, në Fort Kolins, i cili që nga shpërthimi prej para dy javësh e deri më tani ka shkatërruar 248 shtëpi. Në një zjarr tjetër në Kolorado janë shkatërruar 21 objekte.