BE-ja ofron asistencë për MSA-në

Komisioni Evropian (KE) dhe Qeveria e Kosovës mbajtën takimin e tyre të rregullt të Dialogut për Procesin e Stabilizim Asocimit (DPSA) për Transport, Mjedis, Energji dhe Zhvillim Rajonal. Në takim u shqyrtuan një numër fushash politike, ku ekziston një organ i rëndësishëm i legjislacionit evropian, dhe plotësimi i atyre standardeve nuk do të jetë i rëndësishëm vetëm për ambiciet e Kosovës për integrim në BE, por do të ndihmojë edhe zhvillimin e Kosovës.
Të arrihet progres në këto tema do të thotë t’i ndihmohet Kosovës në plotësimin e disa çështjeve që janë identifikuar në Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në, për të cilën KE shpreson se do t’i nisë negociatat në fund të këtij viti.
BE-ja ka dhënë asistencë të konsiderueshme në këto fusha dhe kjo asistencë ka qenë e rëndësishme në përmirësimin e kapacitetit të Kosovës për të plotësuar standardet e BE-së në këto fusha. Në fazën tjetër të Instrumentit të BE-së të Para-Pranimit (IPA II), Energjia dhe Klima janë identifikuar si prioritete që meritojnë një asistencë afatgjatë./Indeksonline/