E Diel, 1 Nëntor 2026

11-vjeçari ngjitet pas trajlerit, shembet në asfalt

Një fëmijë mbeti i plagosur rëndë pasi u përplas në asfalt. Ngjarja ndodhi në lagjen “28 Nëntori”, kur 11-vjeçari A.K, është ngjitur pas një trajleri të ngarkuar me skrap.

Makina e tonazhit të rëndë ishte në lëvizje në momentin që fëmija është ngjitur dhe më pas është shkëputur duke përfunduar i përplasur në asfalt. Policia bëri të ditur se mjeti me targa maqedonase drejtohet nga shtetasi, N. Ismaili, 41-vjeç, banues në Shkup.

Nga pakujdesia, 11-vjeçari ka rënë në asfalt duke marrë dëmtime të rënda në trup. Grupi hetimor pas veprimeve të kryera në vendin e ngjarjes, konstatoi  se ngjarja ka qenë aksidentale. Gjendja shëndetësore e 11-vjeçarit, është e rënduar.

Ndërkohë, nga përplasja e dy automjeteve në aksin Elbasan-Llixhë, kanë mbetur të plagosur dy shtetas. Policia bëri të ditur se të lënduarit janë shtetasi R.Ll, 54-vjeç drejtuesi i mjetit tip Wolsvagen dhe shtetasja B.Ll, 51-vjeçe, bashkëshortja e tij.

Të dëmtuarit u dërguan në Spitalin Kirurgjik Elbasan ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia po ndjek penalisht shtetasi Q.Gjyla, 49-vjeç, drejtuesit i mjetit tjetër tip Benz. /Start/ 

                                                                                             2011-11-01 10:43
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›