E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Gërdeci’, kërkohet burgim përjetë për shkaktarët

Kjo është masa e kërkuar sot nga Prokuroria në vijim të pretencës për tragjedinë e ndodhur në mars të vitit 2008. Prokurorët Genci Qano, Petrit Bica, Altin Dumani dhe Marjeta Zaimi kanë kërkuar masën e dënimit maksimal për tre të akuzuarit kryesorë, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Dritan Minxholli.

Ata akuzohen për veprën penale të vrasjes, ndërkohë që nën akuzën e shfrytëzimit të postit të detyrës kanë kërkuar masa të tjera burgimi për ish-funksionarë të lartë shteti.

Krahas burgimit të përjetshëm, ndaj Pinarit dhe Delijorgjit është kërkuar edhe gjobë me 2 milion lekë për të parin dhe 75 milion lekë për kompaninë ‘Albdemil’ të Delijorgjit. Gjithashtu, kërkohet edhe përjashtimi nga funksione publike kur për Pinarin kërkohen 10 vite dhe për Delijorgjin, 20 vite nga pjesëmarrja në biznese.

Prokurorët kanë kërkuar masën e dënimit me 8 vite burg për ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë Luan Hoxha dhe 23 vite burg për Sokol Ngjeçin.

PRETENCA PËR TË PANDEHURIT E TJERË:
Shpëtim Spahiu me 8 vite burg
Shkelzen Madani 8 vite burg
Agim Lala, 4 vite burg
Dashnor Caushi, 8 vjet burg
Zija Baja 6 vite burg
Ndue Marku 3 vite burg,
Ardian Mullai 7 vite burg
Hilmi Lacaj 4 vjet burg
Fiqiret Mato 2 vite burg
Lavdi Shatro, terhiqet akuza
Fari Toska 4 vite burg
Adriatik Metma 1 vit burg
Babameto 4 vite burg
Besnik Dauti 3 vite
Denis Hajdari 3 vit e 6 muaj
Fatbardh kuqi 3 vjet e 6 muaj
Jorgo Mino 4 vite burg
Zenun Ferro 4 vite e 6 muaj burg

Të pandehurit në këtë proces akuzohen si përgjegjës për ngjarjen e ndodhur në 15 mars të vitit 2008 në ish- fabrikën e demontimit në fshatin Gërdec të Tiranës, kur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm humbën jetën 26 persona, ndërsa u plagosën shumë të tjerë. Shpërthimi shkaktoi edhe shumë dëme materiale. Këtij procesi po i vjen fundi pas rreth 200 seancash marton të zhvilluara për gjatë dy viteve.

/S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-01 13:55
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›