E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, sekuestrohen dhjetëra kg drogë, një arrestohet

Aksioni i policisë nisi në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë në vendin e quajtur “Fusha e Vrionit”, ku është pikasuar automjeti, i cili është larguar me shpejtësi sapo i është bërë shenjë nga policia për të ndaluar.

Nga ndjekja e menjëhershme që i është bërë nga shërbimet e policisë pak minuta më vonë personat që ndodheshin brenda tij kanë braktisur mjetin në afërsi të nënstacionit elektrik në hyrje të qytetit të Sarandës dhe kanë mundur të largohen. Nga kontrolli i këtij automjeti brenda janë gjetur dhe sekuestruar 127 kg lëndë narkotike e dyshuar si “kanabis sativa”, e cila ishte e mbështjellë me natriban ngjyrë kafe, e futur brenda 4 çantave të mëdha të zeza. (foto nga drog e sekuestruar)

Gjithashtu brenda automjetit janë gjetur një armë zjarri tip automatik (kallashnikov) me një krehër me 28 fishekë,  një tabelë e ngjashme me atë të punonjësve të policisë,  një fenelinë policie, si dhe  një palë targa  BR 903 DB, të cilat sipas dokumentacionit të mjetit ishin targa origjinale, ndërsa ato TR 2375 I, të falsifikuara.

Nga bashkëpunimi i tre policive, asaj të Vlorës, Fierit dhe Durrësit është bërë iu mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Sajmir Gurguri, 26-vjeç, lindur e banues nç Fier. si pronar i kësaj autoveture dhe bashkëpunëtor i mundshëm në këtë vepër penale. Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër që ndodhej në automjet. Lënda narkotike dyshohet se vinte nga Gjirokastra dhe se ishte e destinuar për tu shitur. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-01 11:08
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›