Elbasan, arrestohen vrasësit e 49-vjeçarit
Burime zyrtare bënë me dije se janë arrestuar shtetasit Emin Mehja, 41-vjeç, i cili u arrestua pak minuta pas ngjarjes ndërsa sot në mesditë është arrestuar shtetasi Merdov Dushku, 19-vjeç, banues në Elbasan, si autor i dyshuar i kësaj ngjarje.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 minuta në lagjen “28 nëntori”, ku u qëllua me armë zjarri në banjë shtetasi Vasil Kanani, 49-vjeç, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme. Pas veprimeve të duhura të kryera nga policia, rezulton se ngjarja dyshohet të këtë ndodhur për motive banale.
Në vendngjarje u kryen veprimet procedurale si këqyrja e vendit të ngjarjes duke mbledhur dhe administruar provat ndërsa në cilësinë e provës materiale në vendngjarje u sekuestrua armë zjarri automatike. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan po punohet intesivisht në drejtim të zbardhjes së plotë të kësaj ngjarjeje kriminale. /S.Ll/Start/
2011-11-01 15:06