11-vjeçarja kërkon të divorcohet nga burri 8 vjeçar
AFGANISTAN- Një 11-vjecare afgane ka kërkuar të divorcohet nga bashkëshorti i saj 8-vjecar, të cilin e ka marrë pa dëshirën e saj.
Autoritetet në krahinën veriore të Afganistanit të Sar-e Pol kanë nisur hetimet, pasi vajza me emrin Gulsum, ka kërkuar ndihmë nga autoritetet që divorcohet, pas dy muajve martesë.
Familja e Gulsumit ka thënë se janë “detyruar” që ta martojnë atë pasi babai i saj ka pasur një lidhje me një vajzë të fshatit. Megjithëse ai e mori për grua të dytë, idhja ka zemëruar të afërmit e femrës të cilët më pas e kanë detyruar babain ta martojë Gulsumin me një nga djemtë e shtëpisë, për të qetësuar gjakrat.
Hetimi po bëhet në një kohë kur aktivistët e të drejtave të njeriut po kërkojnë nga presidenti Hamid Karzai, që të ndërmarrë masa kundër martesave të fëmijve dhe dhunës kundër grave.
(e.m/BalkanWeb)