11 vjet nga bombardimet e NATO-s

Në ditën e sotme 11 vjet më parë filluan sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër objekteve serbe në Kosovë dhe në Serbi.
Sulmet filluan në 24 mars, pak para orës 20, me urdhër të ish sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana.
Sulmet pasuan dështimin e bisedimeve paqësore në Rambuje.
Bombardimet përfunduan në 10 qershor, me miratimin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Një ditë më herët, u nënshkrua Marrëveshja Teknike e Kumanovës, e cila parashikonte tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë.
Në kuadër të KFOR-it, në Kosovë u vendosën 37.200 ushtarë nga 36 vende, nga të cilët 30.000 ishin nga vendet e NATO-s.
Sipas të dhënave të UNHCR-së, gjatë luftës nga Kosova u dëbuan rreth 800 mijë shqiptarë.