E Shtunë, 31 Tetor 2026

11 vjet nga lufta e UÇK-së

Fotot ilustruese

Në Sllupçan të komunës së Likovës sot kremtohet 2 Maji, Dita e fillimit të luftës së Ushtrisë Kombëtare Çlirimtare . Në 2 Maji të vitit 2001 filloi lufta e Ushtrisë Kombëtare Çlirimtare dhe Shpalljes së Zonës së Lirë në Karadak nga Brigada 113 “Ismet Jashari” dhe Komandant “Kumanova”.

Në këtë manifestim me moton “Shpallja e Zonës së Lirë në Karadakun e Pamposhtur” do të marrin pjesë familjet e dëshmorëve, të plagosurit e lirisë, veteranët dhe përfaqësuesit e ish-UÇK-së, si dhe personalitete të tjera dhe veprimtarë të çështjes kombëtare, shkruan INA.

Gjatë manifestimit do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora lulesh pranë varrezave të dëshmorëve.

Tubimi do të mbahet në afërsi të varrezave në fshatin Sllupçan, ndërsa është përgatitur edhe një program homazh si dhe artistik.

Me rastin e kësaj dite është organizuar edhe një manifestim përkujtimor nga ana e komunës së Likovës. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›