E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu: Berisha po përdor 100-vjetorin

Kreshnik Spahiu

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka hedhur akuza ndaj Kryeministrit Sali Berisha  gjatë një takimi me qytetarët e Lushnjës.

Sipas Spahiut, kreu i qeverisë po përdor ditën e 100-vjetorit të Pavarësisë për të bërë fushatë elektorale. Deklarata e Spahiut vjen në prag të vizitës së komisionerit për zgjerim në BE, Stefan Fyle në vendin tonë.

Brukseli do mbërrijë në Tiranë, por çfarë do të ndodhë, ata do vijnë të kërkojnë 12 standarde, por kryeministri Berisha nuk do tua japë.

Fyle dhe Brukseli do vijnë për 12 rekomandimet, por Berisha dhe qeveria e tij do ti japin kopjen e ftesës për ditën e Pavarësisë, të cilën ka një muaj që e shumëfishon për tia dhënë çdo lideri politik ndërkombëtar, që ta shndërrojë këtë ditë në fushatën e tij elektorale duke keqpërdorur ndërkombëtarët, komentoi Spahiu. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›