E Shtunë, 31 Tetor 2026

OPEC arrin nivelet më të larta të naftës

Fuçi me naftë

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) ka arritur në nivelin më të lartë të ofertës për naftë në 4 vitet e fundit. Sipas informacioneve me burim autoritete të OPEC-ut, muajin e kaluar organizata prodhonte mesatarisht 31 milionë e 320 mijë fuçi naftë në ditë, ndërsa këtë muaj prodhimi u rrit në 31 milionë e 750 mijë fuçi në ditë.

Kjo shifër rezulton në 2 milionë fuçi më shumë se sa objektivi i ofertës për naftë, vendosur nga vendet e OPEC-ut. Ndërkohë që oferta për naftë e Iranit në tregjet ndërkombëtare ka rënë për shkak të masave detyruese, Iraku, Arabia Saudite, Libia, Angola dhe Nigeria kanë shtuar prodhimin e tyre ditor.

Autoritetet të kësaj organizate ndërkombëtare theksuan se gjatë dy muajve të fundit prodhimi i naftës në Iran është ulur në nivelin e vitit 1990, kurse muajin e kaluar ka rënë në 3 milionë e 150 mijë fuçi në ditë.

Kurse tregjet ndërkombëtare kaluan në rënie, pasi aspektativat janë për rritje akoma më shumë të prodhimit dhe ngadalësim të ekonomive. Në bursën e Londrës një fuçi naftë e tipit Brent ra në 119 dollarë, ndërsa në bursën e Nju-Jorkut një fuçi naftë e papërpunuar kushton 104 dollarë. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›