110 kile droge ne kamionin maqedonas drejt Zvicres

Policia arrestoi 6 persona gjate operacionit Rruga e Vjeter mes te cileve kater kosovare nje zviceran dhe nje maqedonas
Marijuana u ble ne veri te Shqiperise ndersa policia po kerkon disa persona te tjere te lidhur me trafikun
Atje ku fillonte dikur rruga e vjeter Egnatia ne Durres perfundoi operacioni nderkombetar Rruga e vjeter i cili goditi nje linje te trafikut te droges Shqiperi- Zvicer. 110 kilograme hashash qe besohet se vinte nga Veriu i Shqiperise u bllokuan ne nje kamion i markes Scania me ngjyre te kuqe me targa te Shkupit SK 858 UL me trajlerin me targa SK 858 TR.
Mjeti drejtohej nga maqedonasi Goran Zhivkovikj vjec 38 nga Shkupi i cili u arrestua nga oficeret e zyres se Antidroges se Policise se Shtetit te ndihmuar nga njesite e Antidroges se Policise se Tiranes Durresit dhe Kukesit.
Bashke me te policia arrestoi edhe Bashkim Elshani 35 vjec nga Peqani Kosoves banues ne Zvicer Burim Dervishaj vjec 30 banues ne Gllogjan te Kosoves Flurim Elshani 34 vjec banues ne Peqan te Kosoves Murat Osmanajn 30 vjec banues ne Kosove zviceranin Aldo Morini 54 vjec. Rreth ores 2300 ne portin e Durresit gjate nje kontrolli ne pamje te pare rutine ne doganen e Portit nisi kontrolli i mjetit te drejtuar nga maqedonasi Zhivkovikj.
Kontrolli nisi pak momente kur trageti do te nisej drejt shtetit te Italise me destinacion perfundimtar Zvicren. Kontrolli me qen dhe me mjete te posacme zbuloi se malli ishte futur ne nje paketim te posacem ne krye te karrocerise se trajlerit ku ishte krijuar ne forme vertikale nje vend i posacem.
Pas bllokimit te marijuanes policia arrestoi menjehere ne flagrance shoferin maqedonas ndersa me pas u kapen edhe personat e tjere mes tyre kater shqiptare nga Kosova dhe nje tjeter zviceran Morini i cili mendohet se eshte edhe personi kryesor qe ka porositur dhe ka kontrolluar organizimin dhe transportimin e mallit per ne Zvicer.
Policia pas deklarimit te 6 arrestimeve te kryera per kete sasi marijuane te kapur ka deklaruar ne baze te hetimeve te kryera nga strukturat e perbashketa shqiptaro-zvicerane se kjo sasi lende narkotike do te imbarkohej ne tragetin e linjes Durres-Bari me destinacion final Zvicren.
Zyrtare te Policise thane dje per Shekullin se besohet se lenda narkotike eshte blere ne veri te vendit ndersa mesohet se cmimi i blerjes mund te sillet ne shifren e 200-300 eurove per kilograme. Policia tha se jane ne kerkim se paku edhe tre persona te tjere si pjese e linjes se trafikut te droges.
Burimet thone se marijuana ishte paketuar ne vendin e origjines dhe deri ne Durres kishte ardhur me nje automjet e me pas ne nje parkim marijuana eshte sistemuar ne vendin e pergatitur per kete qellim ne pjesen e perparme te trajlerit. Nje dite me pare blute e Durresit kishin finalizuar edhe nje aksion ku u kapen rreth 6.3 kg heroine.
Te arrestuar
Goran Zhivkovikj 38 vjec banues ne Shkup te Maqedonise
Bashkim Elshani 35 vjec lindur ne Peqan Kosove banues ne Zvicer.
Burim Dervishaj 30 vjec lindur dhe banues ne Gllogjan Kosove
Flurim Elshani 34 vjec lindur dhe banues ne Peqan Kosove
Murat Beqir Osmanaj 30 vjec lindur dhe banues ne Kosove
Aldo Aldo Morini 54 vjec lindur dhe banues ne Zvicer