110 vjet burg për mashtrim

Në Shtetet e Bashkuara, një biznesmen nga Teksasi është dënuar me 110 vjet burg, për shkak se ka mashtruar investitorët, duke iu bërë dëm në vlerë prej 7 miliardë dollarësh për më shumë se 20 vjet me radhë.
Alen Stanford është konsideruar njëherë një nga njerëzit më të pasur në SHBA, me një pasuri prej më shumë se 2 miliardë dollarë.
Megjithatë, shumica e asaj pasurie ishte fituar nga mashtrimi.
Prokurorët kanë kërkuar që Stanford të dënohet me 230 vjet burg.
Gjykatësit vendosën ta përgjysmojnë këtë dënim.