E Diel, 1 Nëntor 2026

113-vjetori i Pavarësisë në Lushnjë, flamuri ngrihet në prani të qindra qytetarëve

Lushnja ka festuar 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, duke rikthyer traditën e ngritjes së flamurit më 27 nëntor, një ditë para Vlorës.

Kryetarja e bashkisë, Eriselda Sefa, dhe deputeti Elton Korreshi kryen ceremoninë e ngritjes së flamurit në sheshin qendror, përpara qindra qytetarëve, duke e cilësuar këtë si një ditë mirënjohjeje për figurat që kontribuuan për Pavarësinë.

“Sot ne ngremë flamurin për t’u treguar të gjithë atyre patriotëve që kontribuan në identitetin kombëtar të Lushnjës, por edhe të gjithë Shqipërisë”, tha Eriselda Sefa, Kryetare e Bashkisë Lushnjë.

“Mirënjohje për të gjitha familjet lushnjare që bënë të mundur që të shpallej pavarësia edhe në Lushnje. Mirënjohje për të gjitha sakrificat e popullit shqiptar për shpalljen e pavarësisë”, tha deputeti Elton Korreshi.

Me këtë rast u vendosën lule pranë monumentit të qytetit për të nderuar burrat që ngritën flamurin më 27 nëntor 1912. Lushnja kujtoi gjithashtu dy delegatët që iu bashkuan Ismail Qemalit në Vlorë. Aktivitetet kulturore e shoqëruan këtë ditë festive, duke i dhënë jehonë kësaj ngjarjeje historike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›