114 ditë protestë / Qytetarët nuk heqin dore: Rama jepe dorëheqjen!

Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon edhe këtë të hënë në Tiranë, duke hyrë në ditën e 114-të të qëndresës së përditshme të qytetarëve.
Protesta e 114-të pritet të vijojë me të njëjtin format, me grumbullimin e qytetarëve, fjalimet e aktivistëve dhe më pas marshimin në rrugët e Tiranës.
Organizatorët kanë bërë thirrje për vijimin e protestave dhe të marshimeve në kryeqytet. Qëndresa e përditshme, sipas tyre, do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit mbetet në qendër të tubimeve.