E Diel, 1 Nëntor 2026

12 ministra te BE lobing per vizat, 22 deputete te PS ne greve urie

Grupi Parlamentar Socialist vendosi dje hyrjen ne greve urie. Nje grup prej 22 deputetesh dhe rreth 180 qytetare nga i gjithe vendi, u vendosen perpara Kryeministrise ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", per te vijuar keshtu greven deri ne plotesimin e kerkesave te tyre. Per te here te pare, ne kete greve marrin pjese edhe gra deputete. Ne nje komunikim per mediat, mbremjen e djeshme, sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne Partine Socialiste, Fatmir Xhafaj, deklaroi se "per shumicen e popullit shqiptar, qe nuk frymezohet nga interesa politike, por nga interesat e nje kombi qe kerkon demokraci dhe refuzon te pranoje regjimin e Sali Berishes, ka mbetur vetem nje rruge: Rezistence dhe vetem rezistence". "Sali Berishes i ka mbetur vetem nje zgjidhje: Te hape kutite dhe te beje transparence. Ne te kundert... te largohet", deklaroi Xhafaj. Sipas tij, shqiptaret treguan dje se jane te pergatitur per te rezistuar gjate, per te rezistuar paqesisht. Ai beri te ditur se ne permbyllje te ketij manifestimi, grupi parlamentar Socialist pati nje takim ku u vendos se protesta e tyre e perbashket do te vazhdoje, duke shenuar nje moment historik te kesaj rezistence per demokraci. "Sonte, 20 deputete te Partise Socialiste, sebashku me 180 mbeshtetes te kesaj kauze per transparence, do te fillojne qendresen e tyre paqesore ne kete bulevard, qe mban emrin "Deshmoret e Kombit"", beri te ditur vendimin, Fatmir Xhafaj. Sipas tij, plot 200 shqiptare, nga cdo cep i Shqiperise, burra e gra, te rinj e te moshuar, jane te vendosur per te cuar deri ne fund, paqesisht, kauzen e nje populli te tere per transparence dhe demokraci. Ai tha se "rezistenca do te ndodhe aty dhe secili prej tyre eshte i vendosur per te mos u larguar qe andej me kembet e tyre, pa u pranuar kerkesa e tyre legjitime per hapjen e kutive dhe berjen e transparences". Deputeti socialist nenvizoi se do te qendrojne aty, dite dhe nate, ne diell e ne shi, qendrestare paqesore per nje kauze ku eshte perfshire nje popull i tere. Me tej, zyrtari lart socialist tha perpara protestuesve se do i rezistojne deri ne fund cdo veshtiresie, perfshire ketu mungesen e ushqimit, aq gjate sa do te nevojitet. "Kerkesa jone eshte e thjeshte dhe qarte: Hapja e kutive per te bere transparencen e zgjedhjeve te 28 Qershorit, jo per te ndryshuar rezultatin, por per te siguruar ndershmerine e procesit te ardhshem zgjedhor. Perballe kesaj kerkese, te moralshme, ligjore dhe kushtetuese, nuk do te kete asnje lekundje, vetem rezistence paqesore", perfundoi njoftimin e vendimit, Fatmir Xhafaj. Pas kesaj, grevistet iu drejtuan tendave te ngritura perpara selise se Kryeministrise, ku do te qendrojne deri ne marrjen e plotesimin e kerkesave te tyre.

EMRAT E 22 DEPUTETEVE NE GREVE URIE

Besnik Baraj
Enkeleda Shkreli
Artan Gace
Ermonela Felaj
Blendi Klosi
Fatmir Toci
Shegush Ligori
Taulant Balla
Agim Leka
Skender Hasa
Armando Subashi
Pirro Lutaj
Ervin Koci
Fatos Tushe
Arben Ahmetaj
Olta Xhacka
Asllan Dogjani
Gjovalin Kadeli
Ilir Beqja
Arben Malaj
Eltar Deda
Fatmir Xhafaj

12 Ministrat e BE, lobing per Shqiperine: Te hiqen vizat
Dy ministrat e Jashtem te vendeve te BE-se, ai italian Franco Fratini dhe ai slloven, Samuel Zbogar, kane ndermarre nje fushate te vertete lobimi per liberalizimin e vizave per Shqiperine. Keshtu qe Samiti Ministerial i Bashkimit Evropian, qe do te mbahet me 2 qershor ne Sarajeve duhet dhe pritet te jete "trampoline" e Shqiperise dhe Bosnjes per liberalizimin e vizave. Eshte ky mesazhi i Ministrave te Jashtem te Italise dhe Sllovenise Franko Fratini dhe Samuel Zhbogar e mbeshtetur edhe nga 10 homologe te tyre evropiane, i derguar Presidences spanjolle te bllokut, Zevendespresidentit te Komisionit Evropian, Baroneshes Ashton, komisionerit per Zgjerimin ne Komisionin Evropian, Fule dhe figurave te larta te Brukselit. Ne letren e hapur, nenshkruesit e saj thone se "inkurajojme dhe mbeshtesin fuqishem gatishmerine e Presidences spanjolle per te njoftuar rrugen e hapur per marrjen e vendimit per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnje Hercegovinen ne takimin e Sarajeves ne qershor". Ne dokument permendet deklarata e Keshillit te BE-se dhe Parlamentit Evropian, e miratuar ne nentor te 2009 qe angazhon Brukselin ne teresi te shohe liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen si nje ceshtje urgjente dhe sipas kryediplomateve ky premtim duhet mbajtur. Puna duhet te filloje, shkruajne Fratini dhe Zhbogar, me paraqitjen e propozimit nga ana e KE-se deri ne fund te majit 2010. Me pas debati politik per amendimin e rregullores, mund te vazhdoje ne Keshillin e Drejtesise dhe Puneve te Brendshme ne qershor, duke i mundesuar Parlamentit Evropian te perfundoje punen ne fillim te vjeshtes, qe perkon edhe me periudhen e udhetimit te lire e pa viza per qytetaret e Shqiperise dhe Bosnjes. Procesi i liberalizmit te vizave ka deshmuar, shprehen nenshkruesit e letres, se eshte arritja me e madhe e Brukselit dhe Ballkanit, qe i shtyn ata te arrijne suksese te jashtezakonshme ne reforma. Por me e rendesishme, ne nismen e marre nga ministri italian dhe ai slloven per heqjen e vizave, eshte dhe mbeshtetja qe kane gjetur te homologet e tyre te vendeve te Bashkimit Evropian. Letra eshte firmosur nga 10 ministra te tjere te jashtem te vendeve te Bashkimit Evropian, duke shenuar ne kete menyre dhe nje rritje te mbeshtetjes se vendeve te BE-se per procesin e heqjes se vizave. Pritet qe nje iniciative e tille e dy ministrave te Jashtem te Bashkimit Evropian, Fratini dhe Zhbogar te diskutohet dhe te sherbeje dhe si shtytje per pershpejtimin e procesit te liberalizimit te vizave me Shqiperine. Nderkohe qe nuk eshte letra e pare qe ata dergojne per heqjen e vizave te Shqiperise me vendet e hapesires Shengen. Madje dhe samiti i Sarajeves eshte nje iniciative e Fratinit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›