Pasuria e Rames, hetim me "themel" Rozeta Rapushi
Nuk paten aspak fat dje, deputetet socialiste por edhe kryetari i tyre, Edi Rama, ne shortin e hedhur nga Inspektorati i Larte dhe i Deklarimit te Pasurive, nga ku u perzgjodhen per t'u hetuar deri ne qindarken e fundit te pasurise te tyre. Ne listen prej 190 zyrtareve, te cilet u perzgjodhen per t'u hetuar te paret dhe plotesisht, diten e djeshme ishte edhe kryetari i Bashkise dhe i PS-se, Edi Rama si dhe deputete socialiste si Olta Xhacka, Damian Gjinkuri, Eduard Shalsi, Tom Doshi apo Mimi Kodheli. Nderkohe qe nga mazhoranca ne Kuvend, do te hetohet pasuria e Gazment Oketes, Flamur Nokes si dhe Nasip Nacos. Lista e gjate e zyrtareve, e cila do te kaloje ne skanerin e Inspektoratit vijon me nje numer te gjate zyrtaresh ne dogana dhe tatime, si dhe gjyqtare te ndryshem ne te gjithe vendin. Ne fakt ne baze te deklarimit te pasurise se kreut te bashkise, Rama, te bere vitin qe shkoi, nuk jane te shumta pasurite per t'u hetuar. Sipas deklarates qe Rama ka depozituar ne vitin 2009, mund te thuhet fare mire se kryetari i bashkise se Tiranes, hyn ne listen e borxhlinjve. Ne deklaraten e pasurise se tij, percaktohet se Rama kishte nje detyrim per shlyerje kredie ne vleren prej 1.207.859 lekesh ne total, te pakten deri ne mes te vitit te kaluar. Nderkohe qe pavaresisht kesaj, ai siguron nje shifer vjetore te ardhurash nga paga si kryetar bashkie ne vleren prej 1.850.807 lekesh. Shume kjo qe i ka mundesuar kreut te opozites, qe te shtoje llogarine e tij bankare me vleren prej 40.938 lekesh dhe nje shume prej 2937 eurosh. Ne shortin e hedhur dje, kryeinspektori Adriatik Llalla, tha se ILDKP vijon bashkepunim me te gjitha institucionet ne evidentimin dhe zbulimin e rasteve korruptive ne administraten publike. "Ne raportin vjetor per vitin 2009, te paraqitur para pak javesh ne Kuvendin e Shqiperise, Inspektorati i Larte referoi se rreth 50 raste te dyshuara per konflikt interesi kane pasur si burim informacioni median e shoqerine civile. Po ashtu, disa ceshtje te tjera qe po ndiqen nga institucioni, per zyrtare qe dyshohet se kane fshehur pasurine, jane evidentuar nga organizatat joqeveritare. Shume shpejt, do te behen publike edhe rezultatet e hetimit administrativ dhe, nese do te vertetohen shkeljet ligjore, ndaj ketyre zyrtareve do te procedohet ne organin e akuzes", tha Llalla. Procedura e hedhjes se shortit, mundeson qe automatikisht te 190 zyrtaret e zgjedhur dje me short qe jane 4 per qind e te gjithe zyrtareve qe deklarojne pasurine, te kalojne automatikisht ne fazen e kontrollit te plote, e cila eshte edhe pjese me e rendesishme e hetimit administrativ. Hedhja e shortit nga ILDKP, nje procedure tashme e pervitshme, u realizua me mbeshtetjen e Agjencise se Shteteve te Bashkuara per Zhvillim Nderkombetar (USAID). Llalla e konsideroi aktivitetin si vazhdimesi pozitive ne ndertimin e struktures solide qe ka nisur te krijoje institucioni me publikun e gjere ne luften kunder korrupsionit.
190
Zyrtare
U perzgjodhen dje me short ne Inspektoratin e Larte per Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, qe te kontrollohen plotesisht dhe ne cdo detaj per pasurine e tyre, te tundshme dhe te patundshme.
Cfare deklaroi Edi Rama, ne
deklaraten e pasurise 2009
Shtuar llogari bankare, 40.938 leke
Shtim depozite bankare me 2937 euro
Te ardhura nga paga vjetore 1.850.807 leke
Detyrim per shlyerje kredie, 1.207.859 leke
Rama, pasuri modeste si kryetar i bashkise se Tiranes, figuron i pastrehe
"Bingo" ne Inspektoratin e Kontrollit te Pasurive
"Bingo" ne Inspektoratin e Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive. Shorti elektronik i hedhur ne kete inspektorat, ka nxjerre edhe emrin e kryesocialistit Edi Rama, njekohesisht kryetar i bashkise se Tiranes, me te madhe ne vend. Shorti e ka perzgjedhur Edi Ramen bashke me 108 zyrtare te tjere, pasuria e te cileve do t'i nenshtrohet nje hetimi te hollesishem. Kjo eshte hera e pare qe nje institucion heton pasurine e kryesocialistit Rama. ILDKP do te hetoje mbi pasurine qe ai ka perfituar si zyrtar gjate karrieres se tij si minister i Kultures dhe kryetar i bashkise se Tiranes. Qe prej vitit 2000 ai drejton bashkine e kryeqytetit, ndersa me pare Rama ka ushtruar funksionin e ministrit te Kultures. Ne pamje te pare, duket sikur Inspektorati nuk ka cfare te hetoje. Sipas deklarates se depozituar ne Inspektoratin e Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive, kryetari i bashkise se Tiranes ka nje pasuri modeste. Figuron i pastrehe dhe eshte i vetmi drejtues politik ne Evrope qe per nje kohe te gjate ka banuar ne shtepine e nje miku te tij te ngushte. Ai ka nje llogari bankare prej 41 mije lekesh, nderkohe qe nga honoraret ai ka perfituar nje shume prej 2937 eurosh. Te ardhurat nga paga dhe shperblimet shkojne ne 1.85 milion leke. Sipas deklarates deri ne fund te vitit 2009, Rama kishte ne shlyerje nje kredi prej 1.2 milione lekesh.
Zyrtaret qe do te hetohen hollesisht
Dajena Pollo Gjykata Kushtetuese, Keshilltar
Shkelqim Cela Keshilli i Ministrave
Shyqyri Dekavelli Drejtor ne Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar
Halit Cani D.P. Permbarimit, Kryetar
Nasip Naco Deputet
Pal Zogu Permbarues Gjyqesor Kruje
Adrian Civici Banka e Shqiperise
Ridvana Ruci Avokati i Popullit, Ndihmes-komisioner
Zhani Ciko Drejtor i Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit
Altin Kodra Ambasador, Turqi
Flamur Kolleshi Gjykata e Larte, Ndihmes-ligjor
Agim Bendo Gjyqtar
Blerina Muca Gjyqtare
Ervin Metalla Kryetar Gjykates Durres
Luan Lusha Gjyqtar, Kavaje
Etleva Cami Gjyqtare, Korce
Entela Prifti Kryetare e Gjykates Apelit, Korce
Shpetime Pitaku Gjyqtar
Flora Reka Prokuror, Durres
Ilirjana Olldashi Gjyqtare
Marsida Xhaferllari Drejtore e Pergjithshme, Ministria e Drejtesise
Dorian Tafilaj Zv/Prokuror Rrethi,Vlore
Dritan Marku Prokuror,Vlore
Hysen Kulla Prokuror, Korce
Besnik Cengu Prokuror
Rovena Gashi Prokurore
Bujar Iljazi Prokuror-Kryetar, Gjirokaster
Drini Pali Prokuror, Durres
Anastas Leka Ish-Keshilltar, Avokati i Popullit
Kreshnik Karalliu Avokati i Prokurimeve
Genc Celi Drejtor i Drejtorise se Statistikes
Ajet Vokshi D.P. Tatimeve, Inspektor Kontrolli
Elmira Elmazaj D.P. Tatimeve, Fier
Mimoza Alikaj D.P. Tatimeve, Inspektor Mbledhje, Elbasan
Pandi Madhi Prokuroria e Pergjithshme, Sekretar i Pergjithshem
Kujtim Sulo Kryetar Komunes Voskop
Artur Kurti Kryetar i Bashkise Kucove
Vasil Carka Kryetar i Bashkise Kelcyre
Edi Rama Kryetar i Bashkise Tirane
Mexhit Saliu Kryetar Komunes Sinaballaj
Ilir Kurti D.P. Tatimeve Pergjegjes Sektori
Neki Mehmeti Kryetar Komunes Melan
Rufat Shoti Kryetar Komunes Zall-Rec
Ymer Tocilla D.P. Doganave, Drejtor Informacioni
Gjeke Cali Kryetar i Komunes Balldre
Lulzim Smakaj Sherbimi Informativ Shteteror, Drejtor, Shkoder
Vladimir Laska Sherbimi Informativ Shteteror, Drejtor i Instituti
Alma Sinanaj Akademia e Arteve te Bukura, Kancelar
Eduard Shalsi Deputet
Petrit Tare Drejtor i Pergjithshem, Ujesjelles-Kanalizime, Korce
Fatos Lulo Gjyqtar
Mimi Kodheli Deputet
Rezar Velmishi D.P. Policise se Shtetit ish-Zv/Drejtor, Gjirokaster
Sabri Kastrati Prokuror, Mat
Manjola Trungaj Prokuror, Shkoder
Sali Hasa Prokuror, Sarande
Damian Gjiknuri Deputet
Tonin Beci Ambasador Mali i Zi
Rigels Bejko Permbarues Gjyqesor
Roland Nano Permbarues Gjyqesor, Durres
Olsi Komici Agjencia e Trajtimit te Kredive
Gazmend Oketa Deputet
Rrapush Tola ish-Deputet
Tom Doshi Deputet
Nuredin Ahmetaj Kryetar i Bashkise Bajram Curri
Albana Mosho Ish-Drejtor i Drejtorise se Trajnimeve
Agim Saliaj D.P. Tatimeve
Dhimiter Meci D.P. Tatimeve Inspektor Kontrolli
Valbona Jucja D.P. Tatimeve Inspektor Kontrolli
Alda Teneqexhi D.P. Tatimeve Inspektor
Gramoz Kalemasi D.P. Tatimeve Specialist
Aferdita Hysa D.P. Tatimeve Specialist Vleresimi
Bajram Frangu D.P. Tatimeve Inspektor Kontrolli
Dhimitri Janko D.P. Tatimeve
Petrit Isufaj D.P. Tatimeve Inspektor Kontrolli
Anila Thomai D.P. Tatimeve Inspektor Mbledhje
Roland Karaulli D.P. Tatimeve Drejtor i Drejt. se Kontrollit
Muhamet Bardhoshi D.P. Tatimeve Inspektor ne Terren
Eqerem Shehu D.P. Tatimeve Inspektor Kontrolli
Xhevdet Ushe D.P. Tatimeve Inspektor Kontrolli
Vangjel Revizhda D.P. Tatimeve Inspektor Kontrolli-Akcize
Gjergji Spaho D.P. Tatimeve Pergjegjes Sektori
Lliko Kaci D.P. Tatimeve Inspektor Kontrolli
Merita Pipiko D.P. Tatimeve Inspektor Vleresimi
Apostol Jorgji D.P. Tatimeve Special Statistike Vleresimi
Gani Jukaj D.P. Tatimeve Inspektor Verifikimit
Fitus Meli D.P. Tatimeve Inspektor
Endire Bushati KKRT
Athinula Anxhara Doganier Pranimi, Korce
Shkelqim Hajdini Doganier i Antikontrabandes Detare
Skerdi Ramaj Doganier
Ilir Pejo Doganier
Skender Qirko Doganier
Antonin Gjoklaj D.P. Doganave
Rubin Shehu Doganier Kontrollit Fizik
Kozeta Dece Doganier
Arben Aliu Ish-Doganier
Fatmir Mezini Doganier Kontrollit Fizik
Kujtim Dashja Doganier Antikontrabande
Oltion Grazhdani Ish-Doganier
Agim Bufi Ish-Doganier
Elsa Gjini D.P. Doganave
Ndrea Prendi Komandant i Gardes se Republikes
Sulejman Kalaja Shef Komisariati Shijak
Pajtim Melani Autoriteti i Konkurrences
Dhurata Bozo Drejtore e Agjenc. Akred. per Arsim. e Larte
Elvana Tivari Kontrolli i Larte i Shtetit
Grigor Palko Doganier Kontrolli
Fran Rica Ish-Zv/Drejtor i Policise se Qarkut
Rexhep Shahu Ministria e Bujqesise, ish-Zedhenes
Ilir Mece Ministria e Financave
Ahmet Zani D.P. Tatimeve Pergjegjes Sektori
Bujar Kurti D.P. Tatimeve ish-Drejtor Rajonal
Elsa Guranjaku D.P. Tatimeve Specialist Vleresimi
Arjan Daja D.P. Tatimeve Inspektor Verifikimi
Pjerin Prendi Keshilli i Ministrave, Inspektor
Dashamir Corja D.P. Tatimeve Inspektor Kontrolli
Petrit Sudi D.P. Tatimeve Inspektor Regjistrimi
Jonida Gurguri D.P. Tatimeve ish-Specialist Regjistrimi
Shpend Goci D.P. Tatimeve Inspektor
Rovena Vogli D.P. Tatimeve Inspektor Vleresimi
Astrit Farruku Hipoteka
Agim Xhemo D.P. Tatimeve Inspektor Kontrolli
Erjon Bajrami Doganier
Altin Haxhi D.P. Tatimeve Inspektor Kontrolli
Plarent Osmani D.P. Tatimeve Inspektor Kontrolli
Ardit Hysa Gjykata Kushtetuese, Keshilltar
Ndini Tavani Prokuror
Cesk Millja Ministria e Mbrojtjes, Drejtor
Elmaz Begu D.P. Tatimeve Inspektor
Veli Terziu Kryetar Komunes Polis
Arben Ceni Kryetar i Komunes Ana e Malit
Llambi Cobani D.P. Tatimeve Inspektor
Vladimir Bakiaj Ujesjelles-Kanalizime sh.a.
Devis Fecani Ministria e Brendshme
Rrapo Hamitaj Kryetar i Komunes Hekal
Indrit Ihsan Banka e Shqiperise
Sami Nezaj KKRTVSH
Ujvara Elezaj Keshilli i Ministrave, Koordinator
Erion Gjoshi Doganier Pranimi
Nosh Ndreshaj D.P. Tatimeve
Raela Duro D.P. Tatimeve
Ilir Kurti D.P. Tatimeve
Dhori Kule Rektor
Gazmend Meco D.P. Tatimeve
Ilir Alimadhi Doganier Antikondrabandes
Sahit Dollapi Ujesjelles-Kanalizime
Natasha Shallapi Prokuror
Arjeta Rudha Drejtor, Bashkia Tirane
Zana Gliozheni Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore
Muharrem Cobo Ministria e Drejtesise ish-Drejtor
Olgena Toto D.P. Tatimeve Inspektor Regjistrimi
Mirush Karasani D.P. Tatimeve
Arjan Harxhi Ministria e Shendetesise
Lefter Kadriu D.P. Tatimeve
Enea Karaulli D.P. Tatimeve Inspektor Hetimi
Aleksander Moisiu Instituti i Statistikave
Eduard Martini Sherbimi Informativ Shteteror
Belina Kryemadhi Prokuror
Alma Tola D.P. Doganave
Suela Guga Sherbimi Informativ Shteteror
Ornela Aliko D.P. Tatimeve Specialist
Kreshnik Dibra D.P. Tatimeve
Yllson Kodra D.P. Tatimeve Inspektor Kontrolli
Miranda Harizaj Ministria e Brendshme
Ibraim Spahiu D.P. Tatimeve
Dashnor Ballhysa Ujesjelles-Kanalizime
Xhelal Kasaj Avokatura e Shtetit
Qemal Fili D.P. Tatimeve
Elida Petoshati Ministria e Puneve te Jashtme
Lediona Ferko D.P. Tatimeve
Atird Hoxha D.P. Tatimeve
Flamur Noka Deputet
Andi Vila Ministria e Bujqesise
Alfred Bej KKRTSH
Selim Belortaja Zv/Minister
Vasil Cyri Ministria e Drejtesise
Ilirjan Muho AKKP
Vladimir Zoga D.P. Policise se Shtetit
Kleanthica Xhani D.P. Doganave
Arjan Shahini Ministria e Arsimit dhe Shkences
Juliana Cici Avokati i Popullit
Mirela Hasanaj Ministria e Puneve Publike
Margarita Kotorri D.P. Tatimeve
Blendi Himci Kryetar i Keshillit te Qarkut, Elbasan
Ervin Mertiri AKKP
Olta Xhacka Deputete
Zhaneta Sharxhi D.P. Tatimeve
Danjel Bendo D.P. Tatimeve
Avni Cara D.P. Tatimeve