12 muze kombëtare/ Vendimi: Vizitë falas për të dielën e çdo fundmuaji
Tani janë bërë 12 muzetë që ka marrë në përgjegjësi Ministria Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve. E fundit që iu shtua kësaj liste është muzeu i qytetit të Korçës. E ndërsa Muzeu Historik Kombëtar po i nënshtrohet një periushe dy vjeçare rikonsktuktimi dhe rikonceptimi. Është bërë një punë e mirë sipas Drejtorit të Trashëgimisë Kulturore Kombëtare, Ols Lafe, i cili thotë se gjithçka që ka lidhje me muzetë si ato historik, arkeologjik apo historik janë në dizpozicion të vizitorët. Ndërkohë çdo e dielë fundmuaji, apo edhe festat kombëtare janë falas për vizitorët, për shkak që këto muze të bëhën më të frekuentuar. Një lajm tjetër i mirë është se në krahasim me vitin 2008-të, ky vit ka 15 %, më shumë vizitorë në muajt janar, shkurt dhe mars.