E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënë Tereza, statujë në “kopshtin shqiptar”

17/07/2009  Një tjetër “shenjt” do të lartësohet në parkun “Rockefeller”, ndërsa “Kopshtet kulturore” të Clevelandit do të bëjnë një “dhomë” për një grup të ri nacional.

Bija e preferuar e shqiptarëve, Nënë Tereza, do të vendoset në “Kopshtin kulturor shqiptar” (Albanian Cultural Garden). Kjo është aprovuar së fundi nga Këshilli i qytetit të Clevelandit.

Komuniteti shqiptar planifikon të ngrejë një statujë të murgeshës katolike, të njohur në mbarë botën për punën e saj me të varfrit në Indi. Ajo do t’i bashkohet vargut të kopshtit, që tanimë përfshin Mahatma Gandin, St. Sava, predikuesit kristianë dhe filozofët grekë.

Agnes Gonxhe Bojaxhiu lindi në Maqedoni në një familje shqiptare më 1910. Ajo është një figurë e nderuar në komunitetin shqiptar jashtë Shqipërisë. Një prej përfaqësuesve të komitetit të “kopshtit shqiptar”, Kreshnik Xhiku, një skulptor shqiptaro-amerikan në rrethinat e Uashington D.C., tregon se statuja e gruas, të cilën shumë kristianë e konsiderojnë shenjtore, do të jetë rreth 3 m e lartë. Ajo do të vijë e veshur në sandale dhe me rroba të thjeshta dhe me fytyrën e saj të rrudhosur prej moshës vështron përtej, “e pushtuar” nga drita e diellit. Mendohet që skulptura të jetë e përfunduar në 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, më 27 gusht 2010.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›