E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie nga kati i pestë, humb jetën punëtori i ashensorit

Tiranë

Një punëtor mirëmbajtës ashensori ka humbur jetën dje, pasi dyshohet të ketë rënë nga kati i pestë i një pallati në Tiranë. Ngjarja ndodhi në një nga ndërtimet e reja në zonën e Freskut në kryeqytet, në një pallat rrëzë malit të Dajtit. Policia tha se viktima i identifikuar si Roland Kuqe, 50 vjeç, u gjet i vdekur dje në mëngjes. Një grup ekspertësh hetimorë dhe forca të policisë mbërritën në vendngjarje për të kryer veprimet procedurale hetimore, që do të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›