Bozdo per SME-te

Prezantohet raporti i pare kombetar i Analizes se Nevojes per nderrmarrjet e vogla dhe te mesme shqiptare. Zv.ministri i ekonomise tregtise dhe energjitikes Eno Bozdo deklaroi se ky raport ka bere te mundur evidentimin e disa problemeve me aktuale qe hasen ne keto nderrrmarje dhe me ane te tij do ofrohen edhe trajnime dhe konsultime. Sipas Bozdos kjo eshte nje sfide e rendesishme pasi ndihmon qe nderrmarrjet te behen me konkuruese ne treg.
Nderkohe qe drejtuesi i projektit per SME-e Uli Lachenmaier nderrmarrjet e vogla dhe te mesme i cili eshte i financuar prej BE-se u shpreh se konkurrenca eshte nje aspekt shume i rendesishem per nderrrmarrjet.
Konkurrenca ne Shqiperi eshte nje aspekt me shume rendesi dhe pikerisht per kete duhet qe te punohet sa me shume . Duhet qe te krijohen rregulla per nderrmarrjet ne menyre qe gjerat te ndryshojne per mire. Kjo pastaj si rezultat pritet qe te ndikoj edhe ne ardhurat qe do te kene nderrmarrjet dhe si rezultat dhe njerezit do te fitojne me shume. Projekti qe ne po zbatojme ka te bej me dheninen e trajnimeve per SME-te e ndryshme.
Analiza e pare kombetare e nevojes per Trajnim te SME-ve u realizua prej ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes me synimin qe nderrmarrjet e vogla dhe te mesme te jene me te suksesshme. Ne te gjithe vendin jane intervistuar rreth 250 kompani ku u identifikuan nevojat per permiresimin e konkurueshmerise se tyre.