120 milionë dollarë për opozitën në Bjellorusi

Lëvizjet e opozitës në Bjellorusi kanë marrë sot zotime për ndihma në vlerë prej 120 milionë dollarë nga 36 vendet donatore në Konferencën në Varshavë.
Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslav Sikorski e bëri shpalljen në mbyllje të tubimit, i cili pasoi shtypjen e opozitës pas protestave kundër rizgjedhjes së presidentit Aleksandr Lukashenko në 19 dhjetor.
Duke iu referuar presidentit të përmbysur të Tunizisë dhe liderit të Egjiptit, Sikorski tha se "ndoshta shembuj e z. Ben Ali, z. Mubarak dhe të tjerëve, do t`a bëjnë presidentin Lukashenko të reflektojë se rruga që e ka zgjedhur nuk është më e mira për të".
Komisioni Evropian shpalli se do t`a rritë nga 4 milionë në 15,6 milionë euro ndihmën për shoqërinë civile në Bjellorusi, që t`i mbështesë të drejtat e njeriut dhe demokracinë atje.
Në fillim të javës, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja kundër Lukashenkos dhe mbi 150 zyrtarëve bellorusë.