Rusia rrit rrogat e ushtarakëve dhe numrin e oficerëve
Kremlini tha se planifikon pothuaj te dyfishojë rrogat e ushtarakëve dhe ta rritë numrin e oficerëve në armatën e Rusisë.
Presidenti rus Dmitri Medvedev tha se policia dhe agjencitë e tjera për zbatimin e ligjit gjithashtu do të kenë rritje pagash nga janari i vitit të ardhshëm.
AP raportoi se gjatë dy viteve të kaluara, numri i oficerëve në armatën ruse u zvogelua nga 335 mijë në 150 mijë.
Ministri i Mbrojtjes, Anatoli Serdjukov, tha sot se ushtria tashme ka nevojë për 70 mijë oficerë shtesë.