E Shtunë, 31 Tetor 2026

1200 minatorë të Pogradecit paralajmërojnë protestë: Do bashkohemi me atë të Bulqizës

1200 minatorët të Pogradecit thonë se do të nisin protestën e tyre në rast se nuk u plotësohen kërkesat për rritje të pagës dhe përmirësim të kushteve të punës. Ata kanë deklaruar se do bashkohen me minatorët e Bulqizës, të cilët po protestojnë në Tiranë.

Ndërkohë, minatorët e Bulqizës vijojnë të jenë në Tiranë. Ata janë rebeluar ndaj një kameramani te panjohur, i cili i ka filmuar prej dy dite radhazi. Te ndjere te përgjuar minatorët nuk kane hezituar te akuzojnë dhe policinë si mbrojtëse te tij. Kreu i federates se minatorëve përgëzoi ministrinë e Ekonomisë për miratimin e njërës prej kërkesave te minatorëve, ajo e zonës D, por sipas tyre kjo proteste nuk mbyllet nëse nuk plotësohen te gjitha pikat e tjera te kërkesave, rritja e pagës dhe kushtet e punës. I pranishëm prej dy ditësh ne proteste ka qene edhe përfaqësuesi i sindikatave italiane te punëtoreve, i cili ka mbështetur minatorët, duke pohuar se kushtet ne miniere janë mjaft te renda. Protesta e minatorëve pritet te marre përmasa me te mëdha deri ne braktisje te minierës, nëse brenda dy ditëve qeveria nuk kthen një përgjigje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›