E Shtunë, 31 Tetor 2026

George Michael arrestohet me drogë

Londër, 12 gusht – Këngëtari britanik me origjinë greke, George Michael është arestuar sot paradreke në Londër nën akuzën se ka vozitur veturën nën ndikimin e drogës dhe alkoolit, transmetojnë mediet britanike. Në çastin e arrestimit atij iu gjet edhe një sasi e caktuar e kanabisit.

Michael u lirua shpejt pas arrestimit, por pasi pagoi garancinë monetare, kurse do të duhet të paraqitet në gjykatë më 24 gusht, deklaruan në Scotland Yard.
 
Jorgos Panajotu, që është emri i vërtetë i George Michael, muajin  kaluar u rras në një ndërtesë në veri të Londrës, për ç’arsye edhe atëherë qe marrë në polici dhe qe liruar pas pagesës së kaucionit.
 
Ky ish anëtar i grupit "Wham" është arrestuar edhe vitin e kaluar për shkak të ngasjes së automjetit nën ndikimin e drogës, kurse për shkak të posedimit të marshuanës ai ka pasur probleme me ligjin edhe në vitet e mëhershme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›