EULEX-i si një prezervativ i skaduar

EULEX-i po tregohet efikas në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar aq sa mund të jetë i sigurt kundër shtatzënisë së padëshiruar një kondom me afat të skaduar dhe me 358 vrima në të!
Nga Behxhet Sh. Shala
Tiroli, Kvebeku, Kashmiri, Tibeti, Qiproja dhe Mitrovica!
Qiproja e Mitrovicës dhe Hilandari i Graçanicës:
Siç po e vëreni lexues të nderuar, titulli por edhe nëntitulli i parë i këtij shkrimi janë thjesht shprehje gjeografike por me implikime të shumta politike. Edhe Kosova është një shprehje gjeografike. Statusi i Kosovës, para shpalljes së kësaj pavarësie që e kemi sot ndërlidhej shumë me vendet që i përmenda më lart por edhe sot ka ruajtur një lidhje me to! Kosovës i ofrohej modeli i Tirolit Jugor sipas gjermanofolësve apo Alto Adixhes, sipas italofolësve. Kosovës i mohohej e drejta që përmes referendumit të vendosë për të ardhmën e saj ndërsa kjo e drejtë i njihej Kvebekut në Kanada. Fuqitë e mëdha e ndanë Kosovën nga Shqipëria ashtu siç e ndanë Kashmirin nga Pakistani dhe i bashkëngjitën Indisë. Në kohën e okupimit të Kosovës nga Serbia, qytetarët e Kosovës trajtoheshin sikur qytetarët e Tibetit. Ua shkilnin në mënyrën më të vrazhdë të drejtat elementare të njeriut. Modeli i Qiprosë për Kosovën është përfolur shumë nga disa politikanë serbë, ndërkombëtarë, madje edhe shqiptarë! Edhe sot po spekulohet me të madhe për ndarjen e Kosovës apo qiprizimin e saj! Asnjëherë nuk kam besuar e as që besoj se Kosova mund të ndahet në formën që asaj do ti shkëputet një pjesë e territorit, në rastin konkret veriu i saj. Kur e them këtë i kam parasysh disa faktorë e jo se ne jemi të gatshëm apo të vendosur ta mbrojmë këtë territor që aktualisht e ka statusin e Gazës ngase është e okupuar nga Serbia. Kualifikim ky i rëndë për ata që thonë se Kosova është e pavarur dhe sovrane por ky është realiteti i cili vështirë se mund të ndryshojë në një të ardhme të afërt në përputhje me dëshirat dhe pritjet tona! Ndonëse Mitrovica është ndarë në Rambuje dhe me Marrëveshjen e Kumanovës, janë lëshuar dy raste që me një çmim të caktuar do të sillte ndryshime pozitive në terren. I pari është ai i vitit 2000 kur thuaja e tërë Kosova marshoi në drejtim të Mitrovicës por kjo gatishmëri për ta ç(l)iruar këtë pjesë të Kosovës u pengua pikërisht nga politikanët kosovarë me prejardhje shqiptare të cilët këtë pastaj e materializuan me poste politike dhe pasuri ( natyrisht të vjedhur) përrallore! Rasti i dytë ishte ai i marsit të vitit 2004. Për dallim nga ngjarjet e vitit 2000 të cilat ishte paqësore, ngjarjet e marsit të vitit 2004 ishin të dhunshme. Politikanët kosovarë me prejardhje shqiptare edhe kësaj radhe mbajtën qëndrim qyqarë sikur politikanët e Jugosllavisë me prejardhje shqiptare gjatë ngjarjeve të vitit 1981 dhe 1989. I gjykuan si kundërevolucionare, terroriste dhe kundër Kosovës multietnike ( vëllazërim bashkimit). Pas kësaj nuk u ndanë shumë keq. Botërisht u lavdëruan nga miqtë ndërkombëtarë ndonëse e dinin se këto ngjarje nuk ishin as kundërrevolucionare, as terroriste e as kundër serbëve por u kishte ardhë thika në fyt për shkak të gjendjes së krijuar. Ndonëse në këto ngjarje u vranë 11 shqiptarë, 8 serbë dhe u mbytën në lumen Ibër 3 fëmijë shqiptarë, asnjëherë nuk u zhvilluan hetimet për zbardhjen e këtyre vrasjeve! Hetimet u zhvilluan dhe u shqiptuan dënime vetëm për krimet ndaj serbëve!
Pse nuk mund të ndahet Kosova :
Serbët që jetojnë në veriun e Kosovës kanë autonomi e shkuar autonomisë. Kufirin me Serbinë e kanë kufi administrativ ndërsa ate me Kosovën as që e llogarisin kufi. Në raport me ligjin sillen sikur të ishin ndërkombëtarë sepse kanë imunitet dhe janë mbi ligjin. E kanë liruar veten nga taksat, nuk paguajnë për shpenzimet publike dhe kur të duan rrahin shqiptarë që kanë mbetur atje, i shpërngulin me dhunë, nuk lejojnë ndërtimin e infrastrukturës, vrasin madje edhe ndërkombëtarë, okupojnë gjykatën duke mos i lejuar gjykatësit shqiptarë të kthehen në vendet e tyre të punës! Për pike të qejfit ua fusin zjarrin pikave doganore. Veturat i kanë të paregjistruara, si në kohën e Knjaz Milloshit. Paguhen nga buxheti i Kosovës dhe ai i Serbisë si dhe nga fondet ndërkombëtare. Organizojnë zgjedhje të Serbisë në Kosovë dhe për këtë askush nuk guxon tua prishë tymin e duhanit! E pse të ndahen këta kur e kanë situatën që e dëshirojnë?! Pse ti bashkangjiten Serbisë e që nënkupton përgjegjësi para ligjit? Për një strukturë normale gjendja në Mitrovicën e veriut vërtet do të konsiderohej e padurueshme ndërkaq për një mjedis ku lulëzon krimi i organizuar, kontrabanda, trafikimi, korrupsioni, ligji i të fortit dhe i cili ofron strehim për kriminelët e të gjitha profileve dhe përkatësive etnike, kjo gjendje e tashme është dhuratë prej zotit!
As Serbia nuk ka ndonjë interes ta shkëpusë këtë territor të Republikës së Kosovës sepse nuk i duhet asgjë ngase e kontrollon 100%. E përdorë si mundësi për përfitim politik dhe material nga ndërkombëtarët dhe në të njëjtën kohë e forcon jofunksionalitetin e Kosovës si shtet. Përmes veriut mbanë lidhje me enklavat serbe në brendi të Kosovës duke i kontrolluar ato.Pakoja e Ahtisarit ua mundëson këtë. Serbët në mënyrë selektive e zbatojnë Ahtisarin duke e lidhur me interesin që e kanë! Nëse, hipotetikisht ndodhë që të shkëputet veriu i Kosovës atëherë humbësit më të mëdhenj do të ishin serbët e enklavizuar të Kosovës sepse do të detyrohen të shpërngulen nga Kosova. Ardhmëria e tyre në Kosovën e ndarë do të ishte shumë e diskutueshme. Kjo gjendje, e tillë siç është e që cilësohet nga ndërkombëtarët si stabile u sjell kredi politike politikanëve aktualë në Serbi të cilët nga ndërkombëtarët llogariten si të matur dhe bashkëpunues! Ndërkombëtarët, përkatësisht ata që janë vendimmarrës me këtë gjendje e sigurojnë bashkëpunimin edhe të Beogradit, edhe të Prishtinës duke e mbajtur situatën nën kontroll dhe duke blerë kohë! Atyre u intereson që situata e sigurisë të menaxhohet dhe për këtë pa asnjë hezitim bashkëpunojnë me strukturat paralele serbe. Me ruajtjen e status quosë në veri të Kosovës, politikanët e Serbisë e ruajnë pushtetin duke siguruar përkrahjen ndërkombëtare! Po të ndahej Kosova do të krijohej një situatë tjetër e cila do ta përshpejtonte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Aktualisht askush që ka fuqi vendimmarrëse nuk është i interesuar për këtë bashkim e që automatikisht nënkupton që është edhe kundër ndarjes së Kosovës! Paradoksalisht duket se është i vërtetë fakti se politika e Serbisë (nëse bën gabime kardinale si deri sot) është ajo që mund ta unifikojë qëndrimin e faktorëve vendimmarrës ndërkombëtarë për domosdoshmërinë e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë. Oligarkët në Kosovë dhe Shqipëri e kundërshtojnë këtë bashkim që do të ishte gjëja më e natyrshme në botë! Institucionet e Kosovës janë shumë të vetëdijshme për pafuqinë e tyre që të ndryshojnë situatën në veri të Kosovës andaj prodhojnë zhurmë të panevojshme! Opozita, si pjesa më impotente e politikës kosovare është prodhuesja më e madhe e zhurmës dhe ndotësja më e madhe e mjedisit sepse, nuk mund të bëjë asgjë për veriun e Kosovës! Me një fjalë, situata në veri mund të pësojë vetëm ndryshime kozmetike ndërsa përmbajtja është caktuar më herët! Se a do të quhet autonomi për veriun, status special apo do të përdoret ndonjë eufemizëm tjetër, nuk do të ketë aspak rëndësi për proceset dhe statusin e veriut të Kosovës!
Figurativisht por edhe praktikisht, përpjekjet për integrimin e veriut të Kosovës i konsideroj të ngjashme për përpjekjet e EULEX-it për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. EULEX-i, së më shumë që po e shprushë m. me krande, më shumë po e përhap kundërmimin, pa e eliminuar shkaktarin që prodhon erë të rëndë! Dhe as që e ka ndërmend ta eliminojë shkaktarin! Po fiton në kohë duke bërë përpjekje ta mbajë nën kontroll situatën e sigu