E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca Islamike miraton rezoluten e Shqiperise, mbeshtet shtetesine e Kosoves

Organizata e Vendeve Islamike ka miratuar dje projektrezolutën e diplomacisë shqiptare, për mbështetjen e shtetit më ri në Ballkan. Propozimi ka pasur bashkëautorësinë e Turqisë dhe të Arabisë Saudite, ndërkohë që është kundështuar nga vendet-avokate të Serbisë: Irani, Egjipti dhe Siria 15 muaj pas shpalljes se pavaresise, Kosova ka marre mesditen e se henes nga Damasku nje nga lajmet me te mira per njohjen e saj si shtet i pavarur. Vendet anetare te konferences islamike, gjithsej 57, votuan me konsensus nje rezolute ne mbeshtetje te pavaresise se Kosoves, rezolute kjo e inicuar nga Tirana zyrtare pas perpjekjesh te gjata diplomatike dhe e mbeshtetur nga Arabia Saudite dhe Turqia. Organizata e Konferencës Islamike (OIC) aprovoi rezolutën për Kosovën, ka konfirmuar Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Albana Beqiri. Ajo tha se teksti i kësaj rezolute është miratuar para dy javësh në Komitetin e Lartë të Konferencës Islamike në Jeddah të Arabisë Saudite. “Në këtë rezolutë përshëndetën arritjet e Kosovës në vitin e parë të pavarësisë. Përshëndetet vendosja e EULEX’it, shtrija e tij në tërë Kosovën, vendosja e ligjit, rikonfigurimi i UNMIK’ut, si dhe i bëhet thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojë zhvillimet shumëplanëshe në Kosovë”, ka thënë zëdhënësja Beqiri. Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni ka përshëndetur votimin e Rezolutës për Kosovën në sesionin e 33 të Këshillit Islamik të ministrave të jashtëm të Organizatës së Konferencës Islamike që po mbahet në Damask të Sirisë. Ministri Hyseni konsideron se miratimi i kësaj rezolute është i rëndësishëm për proceset në Kosovë, pasi do të ndihmojë shumë nga vendet e Organizatës së Konferencës Islamike për të ndërmarrë hapin e njohjes së Kosovës. Po ashtu, ministri Hyseni çmon lart përpjekjet e të gjithë anëtarëve të OIC-së për të kaluar këtë rezolutë. Menjëherë pas kalimit të rezolutës, ministri Hyseni është njoftuar për lajmin nga ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, z. Lulzim Basha, për çka ministri Hyseni e falënderon në mënyrë të veçantë atë dhe diplomacinë shqiptare për punën e bërë rreth hartimit të kësaj rezolute si dhe të votimit të saj. Rezoluta në fjalë ka vlerësuar zhvillimet dhe progresin e Kosovës pas pavarësisë, ka përshëndetur po ashtu rikonfigurimin e UNMIK-ut, shtrirjen e EULEX-it në të gjithë Kosovën, ndërkaq i bëhet thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të ndihmojë zhvillimin e Kosovës. Mes të tjerash në këtë rezolutë i kërkohet sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Konferencës Islamike që t’i raportojë këtij organizmi për zhvillimet në Kosovë. Kryeministri Berisha përshëndet Rezolutën e OKI-së për Kosovën Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha, përshëndet përzemërsisht Rezolutën për Kosovën, të miratuar sot në takimin e Damaskut nga Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike (OKI), si një akt historik në mbështetjen e OKI-t dhe të 62 vendeve anëtare të saj, për pavarësinë e Kosovës, për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit. Kryeministri Berisha falënderon përzemërsisht qeveritë e vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike dhe drejtuesit e kësaj organizate për votimin e kësaj rezolute, si një akt miqësor ndaj një populli mik, ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe kombit shqiptar në tërësi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›