Ekstradohet i kërkuari akuzohet për vrasje
Ngjarja për të cilën akuzohet Bujar Gashi ka ndodhur më 9 korrik 2000, në Durrës, kur ai, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Dritan Disha.
TIRANE- Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare për vrasje është ekstraduar sot nga Italia.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bëri të ditur se "Zyra Qendrore Interpol Tirana ekstradoi sot nga Milano (Itali) shtetasin Bujar Gashi, nga Durrësi, i akuzuar për vrasje me paramendim, të kryer në bashkëpunim".
Policia tha se Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me vendimin nr.114, datë 21 korrik 2008, ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurimit "arrest me burg" për kryerjen e veprës penale të "vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim".
Ngjarja për të cilën akuzohet Bujar Gashi ka ndodhur më 9 korrik 2000, në Durrës, kur ai, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Dritan Disha. Ekstradimi i tij u mundësua si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Roma.
(s.g/ATSH/BalkanWeb)