E Shtunë, 31 Tetor 2026

12.9 milionë euro për by pass-in e Durrësit



Një investim me vlerë 12.9 milionë euro do të investohet për ndërtimin e by-pass-it të Durrësit, dhe konkretisht nga Shkozeti deri në mbikalimin e Plepave, i cili pritet të përmirësojë ndjeshëm trafikun rrugor në drejtim të jugut, por edhe në zonën e plazhit, një financim ky i Fondit Kuvajtian dhe qeverisë shqiptare. Kontrata e firmosur nga ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, si dhe përfaqësuesi i Fondit Kuvajtian, Paul Tomazon shumë shpejt do të bëhet realitet në praktikë. Ai aks rrugor konsiderohet si një projekt shumë i rëndësishëm në të gjitha pikëpamjet, qoftë për rregullimin e trafikut që tranziton nga Tirana e Durrësi në drejtim të Jugut, por edhe për të shmangur trafikun e rëndë në zonën e Plazhit të Durrësit. Përveç by pass-it, ndërtimi i të cilit nis në rrethrrotullimin e Shkozetit dhe përfundon në mbikalimin e Plepave, në kontratë parashikohet edhe rikonstruksioni total i rrugës nga Dajlani deri te Kodra e Rashbullit, si dhe rrugën e zonës industriale të Durrësit. Në kontratë do të jenë dy vektorë me katër kalime, me brez ndarës të gjelbër dhe do të përbëjnë në vetvete një zgjidhje përfundimtare të problemit të trafikut në këtë rajon. Kjo është një ndihmë e madhe për përmirësimin e infrastrukturës rrugore të rrjetit kombëtar rrugor të Shqipërisë veçanërisht në këtë rajon.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›